Nje tjeter ndalese e Koordinates X rubrikes se Corovoda On Line ne Skraparin e viteve me pare kete here i referohet 7 prillit.
Zbarkimi i trupave dhe pushtimi i vendit tone ne 7 prill 1939, si ne mbare vendin tone, edhe ne Skrapar solli reagime. Qindra fshatare zbriten ne Corovode duke kerkuar arme per te luftuar kunder pushtuesve te rinj. Ne qender te nenprefektures ne Corovode u organizua nje miting i madh antifashist ku populli protestoi kunder pushtimit dhe qeverise tradhetare te Ahmet Zogut. Pas pushtimit fashist, shume djem te Skraparit u larguan nga shkollat, shume banore qe ishin nenpunes te regjimit Zogist braktisen punen etj. Skrapallinjte refuzuan dukshem vecanerisht ata te baterise “Vjosa”, batalionit “Tomorri” dhe “Taraboshi” duke refuzuar pjesemarrjen ne Luften Italo-Greke. Madje kur ne tetor 1940 Italia sulmoi Greqine, populli i Skraparit mbeshteti luften e drejte te popullit grek. Ne Skrapar luftimet Italo-Greke u kryen me te perqendruara ne segmentin Sirake – Qafe eKulmakut. Luftimet mes ketyre forcave ne Skrapar zgjaten 6 muaj dhe ato u bene ne shume fshatra te Skraparit qe u rrenuan shume gjate ketyre luftimeve. Por nga krahu tjeter nga luftimet e shumta mes dy paleve greke dhe italiane ne fshatrat e Skraparit sollen qe banoret e ketyre zonave te pajisen dhe armatosen me arme dhe monucione te shumta. Madje ne Maj 1941 pas terheqjes se forcave greke Komanda Ushtarake e Korparmates Italiane ne Qark nxorri shpallje te shumta ne zonen e Skraparit me ane te se cilave i kerkonte popullit te dorezonin armet ndryshe do te merreshin masa te rrepta.
Corovoda On Line