Koordinata X. Skrapari i Shpalljes se Pavaresise 1912 – 1913 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Skrapari i Shpalljes se Pavaresise 1912 – 1913

Fatjon Kaloci
17.4.12
Lufta e vazhdueshme e popullit te Skraparit kunder pushtuesve turq do te kulmonte ne 12 gusht 1912, ku kater muaj perpara Nentorit 1912 Forcat e Skraparit Cliruan Skraparin.
Ne 28 Nentor 1912 Deklarata e Pavaresise se Shqiperise do te firmosej nga Xhelal Koprencka si perfaqesues i Skraparit, ndersa perfaqesuesi i Tomorrices per shkak se nuk kishte ardhur dot, ne vend te tij firmen e hodhi vete Ismail Qemali. Ne nje dokument te Qeverise se Perkohshme te Vlores me Nr. 2306 faqe 109 shkruhej: “ Njoftojme se populli i rrethit te Skraparit – i shkruanin keshtu mijera pjesemarres skrapallinj Qeverise se Vlores ne daten 3 janar 1913, pasi u mblodhen ne nje miting madheshtor – eshte mobilizuar i teri per te mbrojtur vendin nga pushtuesit greke”.
Po ashtu ne nje tjeter dokument te Qeverise se Perkohshme te Vlores, ne Dokumentin qe mban Nr. 101 faqe 109, patrioti Themistokli Germenji, i shkruante Qeverise se Vlores:
 “Vullnetaret e Tomorrices e te Skraparit dhe popullata e ketyre vendeve kane shkuar e jane gati te shkojne ku jane nevojat e vendit. Vullnetaret e Skraparit e te Tomorrices, te gatshem per t’i dale zot atdheut prej 3 ditesh kane vepruar ... ne pikat strategjike ... Ata kane zene qafat dhe grykat e Skraparit, per te mos kaluar greku ketej”.
Keto dokumenta ne fakt tregojne edhe nje te dhene tjeter, qe corovoda online nuk e ka te dokumentuar por qe besohet se pas 28 Nentorit 1912 vete Ismail Qemali u eshte drejtuar perfaqesuesve te Skraparit per te ndezur armet e per te mbrojtur Qeverine e Vlores.
Corovoda On Line

       
         
close