Koordinata X. Tunelet Gjigande te Pirogoshit nga misteri tek demontimi i sotem. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Tunelet Gjigande te Pirogoshit nga misteri tek demontimi i sotem.

Fatjon Kaloci
11.4.12
Koordinata X dhe Corovoda On Line ndalet kete here pak kilometra larg Corovodes ne nje tjeter vend misterioz. Nuk dihet me saktesi por besohet se puna per hapjen e tyre mund te kete nisur rreth 1964. Punimet zgjaten per me shume se 17 vjet duke krijuar ato qe sot quhen Tunelet e Pirogoshit. Fillimvitet 80’ vune ne funksionim keto tunele gjigande te ndertuara ne faqet anesore te kanioneve te Gradecit, ne nje vend strategjik ku eshte e veshtire me sy te lire nga distanca te dallosh vendndodhjen e tyre. Edhe keto dite prilli te 2012 banoret e Corovodes kujtohen per ekzistencen e tyre shpeshhere nga shperthime sporadike qe vijne nga demontimi i armatimeve ushtarake qe ndodhen ne to. Keto tunele besohet se kane nje siperfaqe nentokesore qe mund te shkoj deri ne 13 hektare. Ne brendi te tyre depozitohej armatim ushtarak dhe rezerva ushqimore qe thuhej se mund te mbanin Shqiperine ne gjendje lufte te furnizuara per muaj te tere. Sasia e madhe e municioneve ushtarake qe ndodhej ne keto tunele ishte shume e madhe. Nuk dihet me saktesi por besohet se ne brendesi te tyre kishte nga eksploziv Tnt, predha e lende te ndryshme ushtarake. Trazirat e 1997 nuk e demtuan shume kete sektor nentoke, ndersa ne nje rast te mundshem shperthimi tragjedia mendohej se do te ishte e pashmanshme. Pas 2008 ndersa nisi procesi i demontimit te materialeve ushtarake edhe ky objekt po i nenshtohet procesit te demontimit. Edhe keto dite te para prilli 2012 vijon trasporti i armatimeve e munizioneve ushtarake prej shume kohesh ndersa paralelisht kryhet edhe procesi i demontimit.
Corovoda On Line