Ligji i ri: Kazanet e rakise me numer shasie, takse per rakine qe prodhohet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ligji i ri: Kazanet e rakise me numer shasie, takse per rakine qe prodhohet

Fatjon Kaloci
13.4.12
E nese do te jete keshtu nje vjeshte e veshtire per Skraparin ku per qindra familje prodhimi i rakise nga vreshtat e tyre eshte i vetmi burim perftimi te ardhurash nga shitjet. Kazanët e rakisë do të kenë numër shasie ose një dokument tjetër që certifikon regjistrimin e tyre në organet fiskale. Nenet e habitshme, të firmosura nga ministri i Financave, Bode, në ligjin e ri “Për akcizat”, i detyrojnë të gjitha familjet që prodhojnë raki në shtëpitë e tyre regjistrimin fiskal të kazanëve apo lambikëve të rakisë. Në të kundërt, ligji parashikon jo pak, por 200 mijë lekë gjobë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të Bodes, organet doganore, të cilat ndjekin vjeljen e akcizës, mund të kontrollojnë shtëpitë e qytetarëve dhe të kërkojnë certifikatën e regjistrimit të kazanëve të rakisë. Ndryshe nga taksimi i prodhimit, i cili është i pavlerë për prodhimin për konsum vetjak, regjistrimi i kazanit të rakisë është detyrim ligjor.
Nëse nuk prodhoni raki, por në shtëpi keni një kazan distilimi për pijet alkoolike dhe këto nuk i keni të regjistruara, do të përballeni me gjoba të majme. “Në rast se në çastin e konstatimit gjenden vetëm pajisje ose pjesë të tyre të padeklaruara dhe të paverifikuara pa praninë e lëndëve të para, shkelësi dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë. Përdorimi i paautorizuar i kazanëve për distilim, qoftë dhe për përdorim vetjak, dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë”, thuhet në projektligjin e Financave. Kategoria e atyre që do të gjobiten përfshin edhe ata që ndërtojnë, shesin apo japin në përdorim pajisje distilimi për qëllime tregtie dhe mbi kapacitetin për të cilin përfitohet përjashtim nga detyrimi për të paguar akcizë. Edhe për këtë kategori gjoba e parashikuar është po 200 mijë lekë. Të gjitha kontrollet dhe procedurat do të kryhen në terren nga administrata doganore, e cila do të jetë në vazhdim edhe administruesja e vetme për akcizën pasi deri më tani kjo taksë vilej pjesërisht nga Doganat dhe pjesërisht nga Tatimet.
Por Bode ka menduar edhe për produktin, pra rakinë. Edhe kjo do të taksohet me akcizë. Kush prodhon 101 litra raki në shtëpinë e tij, do të duhet që të paguajë akcizë. Ministri i Financave është kujdesur që në projektligjin “Për akcizat” të përfshijë edhe limitet se sa raki duhet të prodhojnë individët pa iu taksuar dhe ku fillon taksimi. Çdo litër mbi 100-shen individëve do t’u kushtojë ca para më shumë, që do të shkojnë në buxhet, edhe pse qëllimi final i prodhimit mund të mos jetë shitja. “Nuk i nënshtrohet akcizës rakia e prodhuar nga individët privatë dhe e konsumuar nga vetë prodhuesit, nga familjarët dhe miqtë e tyre me kusht që mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit mos të jetë më e madhe se 100 litra në vit. Për rakinë paguhet akcizë me tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturën 20 gradë celsius”, përcaktohet në nenin 66 të projektligjit. Tashmë individëve do t’u duhet të maten mirë kur prodhojnë raki për vete dhe të kenë një parashikim të saktë rreth litrave që do të dalin nga fermentimi i rrushit që mund të kenë destinuar për këtë proces, pasi çdo litër tepër, përveçse do duhet të paguhet, do t’u kushtojë edhe kohë. Në të kundërt, pra në rast se e gjithë rakia nuk konsumohet nga familjarët dhe të afërmit e tyre, atëherë ministri i Financave do t’i taksojë me akcizë, njësoj si fabrikat.
bw/corovodaonline