Mjeket Popullor te Skraparit, Mireberesit me te njohur te Mjekesise Popullore **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mjeket Popullor te Skraparit, Mireberesit me te njohur te Mjekesise Popullore

Fatjon Kaloci
1.4.12
Mjekesia Popullore ka nje historik te veten ne Skrapar. Madje udhetari turk Evlia Celebi ndersa shkruante mbi begatine e Malit Tomorr e permendte ne shkrime kete gje duke thene: “ Ne kete mal ka lloj lloj bimesh, barerash e druresh kikime e industriale. Ketu vijne cdo vit zoterinj, dijetare e specialiste frengj te cilet ngjiten neper bjeshket e ketij mali dhe mbledhin mijera barre barera mjekesore”. Mjekesia Popullore ne Skrapar me se shumti ka kulmuar ne fshatrat Nikollare, Vlushe, Vendreshe, Nishice, Therepel, Backe, Zhepe, Greve, Cepan, Strenec, Turbehove, Verzhezhe, Radesh, Barc etj. Skrapallinjte arritnin qe te kuronin ne mbi 44 menyra mjekimin e plageve, ne mbi 32 menyra semundjet e lekures, dhimbjet e barkut ne mbi 35 menyra, diegiet e ndryshme ne me shume se 20 menyra, reumatizmen dhe kycet ne mbi 16 menyra, veshkat mbi 11 menyra e te ftohtin ne mbi 10 menyra etj.
Tahir Guri nga Turbehova ka qene nje nga mjeket popullor me te degjuar, qe mjekonte shume semundje te mushkrive duke perdorur barna te ndryshme. Talie Guri dhe Safete Naco ishin mjeket popullore te cilat me se shumti sheronin ate qe ne popull quhej semundje e verdhezes. Shefqet Ahmeti ishte mjaft i degjuar ne mbare Skraparin per mjekimin e kafshimit nga gjarperinjte por edhe per semundjet e lekures se fytyres. Fejzo Kazaferi nje mjek popullor nga Streneci u njoh ne gjithe Skraparin per menyren e kurimit te dhimbjes se dhembeve. Ai madje ishte i vetmi qe pas 20 vitesh emigrimi ne Turqi me nje dare te posacme bente heqjen e dhembeve apo dhemballeve. Me vone do te njihej edhe Xheve Halipaj nga Gjergjova apo edhe Izet Hysi nga Spathara. Ne plaget dhe semundjet e lekures mjeku popullor nga Osoja Elmaz Muca u be shume i njohur ne zonen tone. Plaget dhe infeksionet e jashtme me pas kuroheshin edhe nga mjeku tjeter popullor Hysen Myzyri. Mjeket popullore Nazime Zylyftari nga Spathara apo Menduri Kaci nga Koprencka ishin te njohura per asistencen gjate lindjes se grave. Ato thirreshin nga cdo fshat apo zone ku nje lindje ishte prane. Mjeku popullor Bektash Hysi nga Spathara u njoh ne zone per kryerjen e operacioneve te komplikuara, sipas disa deshmive ai bente madje edhe plastike te lekures se kokes. Gjate periudhes se Luftes mjeket Popullore Abas Muka nga Vlusha, apo Sale Caushi nga Shpatanji e Mustafe Cuni mjekonin plaget e plumbit, thyerjet dhe plaget e lekures.
Corovoda On Line

       
         
close