Nje vater e vogel zjarri ne horizont te Corovodes. Temperaturat lokale rreth 30 grade **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nje vater e vogel zjarri ne horizont te Corovodes. Temperaturat lokale rreth 30 grade

Fatjon Kaloci
29.4.12
Pasditen e vone te se dieles 29 prill 2012 nje vater e vogel zjarri u pa ne horizontet prej Corovodes por zjarri nuk zgjati me shume se 60 minuta. Flaket u pane qarte ne malet mes Radesh-Mollas por vatra e zjarrit ne dukje shfaqej e vogel dhe u izolua. Nuk dihet nese kishim te benim me nje zjarr ne bimesi te larte apo te ulet por besohet se mund te flitet per nje pjese toke te punueshme. Gjithesesi distanca e dukshmerise se flakeve nga Corovoda per pak minuta prej ores 18:40 e deri ne afro 20:00 e mbremjes beri spektator edhe banoret e ballkoneve te Corovodes. Edhe kete jave me se paku deri ne daten 3 maj 2012 temperaturat lokale ne Corovode do te luhaten ne vleren maksimale 27 grade. Periudha e tanishme per shume banore te fshtarave kryesisht perkon me periudhen e punimit te tokave. Nje vit me pare 2011 do te numeronte disa raste zjarresh ne Skrapar. Ne bashkengjitje nje video e ngarkuar ne YouTube nje vit me pare jep planet e nje filmimi amator pasi zjarri perfshiu nje pjese te Kalase ne Corovoden e 2011. Edhe perse sherbimi pyjor mbetet nje prej instancave te vetme qe synojne ndalimin dhe parandalimin e zjarreve ne habitate natyrore te dendura dhe me dem ambiental, shpesh here eshte reagimi mosndergjegjsues i elementeve te vecante te cilet shfrytezojne temperaturat e larta, per hapje te territoreve te reja.

Corovoda On Line Video ne Bashkengjitje e ngarkuar ne tetor 2011 nga nje user besnic1. Imazhi me karakter ilustrues
       
         
close