Skrapari kap 1 pike Barazon me Gramshin ne Corovode. Takimi Pa tifoze **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari kap 1 pike Barazon me Gramshin ne Corovode. Takimi Pa tifoze

Fatjon Kaloci
7.4.12
Pa tifoze ne shkallet e pakta te fushes sportive ne Corovode por edhe pa gola.Keto kane qene me pikantet ne takimin mes Skraparit dhe Gramshit te luajtur kete te shtune. Takimi i vlefshem per javen e 24te te Kategorise se Pare i dha nje pike vendasve pas disa humbjeve radhazi. Nen nje mot me rreshje te lehta, edhe vendimi i Disiplines per kete jave nga 5 te tjerat ne vijim u luajt pa tifoze. Gramshi doli nga Skrapari me 1 pike ne xhep dhe po ashtu edhe vendasit. Por fitorja e sotme e Himares e ndez edhe me shume fundin e klasifikimit ku ndodhet edhe Skrapari. Nga ana tjeter sot nuk u luajt takimi Vlora – Ada qe do te luhet diten e hene ne 9 prill. Edhe Vlora e afert ndodhet ne kerkim te kalimit te vendeve te fundit pasi ajo dhe Himara mbyllin klasifikimin me nga 17 pike ndersa me pas vjen Skrapari me 18 pike. Keshtu u mbyll edhe java e 24te ndersa shtate rezultatet e ndeshjeve te luajtura ishin:
Rezultatet e Javes se 24te
SKRAPARI – GRAMSHI 0-0
LUFTETARI – BESA 2-1
LUSHNJA – BURRELI 2-0
ELBASANI – BUTRINTI 0-0
BESELIDHJA – ILIRIA 2-1
MAMURRASI-KUKESI 1-2
HIMARA-GRAMOZI 2-0

  • Takimi Vlora - Ada luhet te henen 9 prill 2012

Corovoda On Line edhe kete te shtune ne audience te larte trasmetoi Live rezultatet e kesaj kategorie.
Ndersa per javen tjeter takimet do te jene sipas ketij Kalendari:
Java 25te Date 14 Prill 2012
Gramozi - Skrapari
Gramshi - Beslidhja
Iliria - Luftetari
Besa - Lushnja
Kukesi - Vlora
Mamurrasi - Elbasani
Burreli - Butrinti
Ada - Himara
Corovoda On Line