Te shtunen 7/4 Skrapari pret Gramshin Ndeshja per Javen e 24 te Kategorise se pare -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Te shtunen 7/4 Skrapari pret Gramshin Ndeshja per Javen e 24 te Kategorise se pare

Fatjon Kaloci
6.4.12
Kete te shtune ne Corovode ne oren 15:00 do te luhet takimi i radhes i javes ne Kategorine e Pare. Kur duhen edhe te pakten 6 ndeshje nga perfundimi teresor i ketij sezoni, Skrapari do te duhet te mposhti keto jave humbjesh qe ka lene pas duke e vene trainerin Bano ne nje veshtiresi performance. Skrapari do te kerkoj patjeter fitoren ne perballjen e 7 prillit kundrejt Gramshit. Miqte do te vijne ne Corovode pas nje barazimi te bardhe te arritur te merkuren ndaj Himares se vendit te fundit, ndersa vendasit vijne te lodhur nga udhetimi zhgenjyes ne Fushe Kruje ku u munden nga Iliria me rezultatin 3 - 1. Pas javes se 23te qe u luajt te merkuren Gramshi ndodhet pa shume pretendime i listuar ne vendin e 7te te Klasifikimit, ndersa Skrapari kerkon medoemos fitoren per tju larguar vendit te parafundit ne klasifikim. Takimi i pare mes ketyre skuadrave ne kete sezon  ne daten 5 nentor 2011 dha fitoren 1 - 0 ne favor te Gramshit. Po ne kete ore do te luhen edhe takimet e tjera te kesaj kategorie sipas ketij kalendari:
TAKIMET E JAVES SE 24te
Skrapari - Gramshi
Elbasani - Butrinti
Lushnja - Burreli
Luftetari - Besa
Beselidhja - Iliria
Himara - Gramozi
Vlora - Ada
Mamurrasi - Kukesi
Corovoda On Line edhe kete te shtune do te trasmetoj Live Update rezultatet ne kohe reale ne linkun Sport/
Corovoda On Line