Java e Parafundit. Skrapari te shtunen ne sfiden kundrejt Vlores ne Kategorine e Pare **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Java e Parafundit. Skrapari te shtunen ne sfiden kundrejt Vlores ne Kategorine e Pare

Fatjon Kaloci
2.5.12
Ndersa kane mbetur edhe vetem 2 takime nga mbyllja e kampionatit 2011 – 2012 te Kategorise se Pare ekipi vendas i Skraparit do te luaj per “sport” te shtunen e 5 majit 2012 kur do te luhet e 29 Jave e kesaj kategorie. Ajo qe po vleresohet me se fundmi eshte ideja e nje formatimi te ri te skuadres te Skraparit qe me ne fund ne formacion do te kete te rinj nga Skrapari, pasi dalja nga kategoria tashme eshte e sigurte. Vendasit e perkrahin idene qe te rinjte “vendallinj” jane nje arsye me shume per te mbeshtetur skuadren por shume pune do te kete deri ne fillim tetorin e 2012 kur mund te nis Kategoria e Dyte tek e cila rikthehemi pas nje viti. Por le ti kthehemi te shtunes se kesaj jave, 5 maj 2012 E cila pritet te tregoj edhe “deshmorin” e dyte qe do dale nga kategoria e pare. Takimet do te luhen sipas ketij kalendari:
Java e 29te Kategoria e Pare 5 Maj 2012
Himara – Elbasani
Vlora – Skrapari
Mamurrasi – Beselidhja
Kukesi – Luftetari
Ada – Lushnja
Gramozi – Butrinti
Gramshi – Burreli
Iliria – Besa
 Nje jave me vone ne 12 maj 2012 Skrapari do te luaj ndeshjen e fundit te ketij kompeticioni per kete vit, besohet se ndeshja do te luhet ne Berat kundrejt Himares.
Corovoda On Line do te jete ne mbulimin live te rezultateve pas ores 16:00 te ketyre dy te shtunave.
©Corovoda On Line