Ne oret e para te mengjesit te neserm e shtune 26 maj 2012 ne menyre te organizuar grate mbeshtetese te Levizjes Socialiste per Integrim te Corovodes do te udhetojne drejt Tiranes ku rreth ores 11:00 konventa e gruas se ketij subjekti do te mbaj punimet. Zera te shumte qarkulluan ne Corovoden e pasdites ku sipas tyre shume punonjese jane te obliguara per te qene te pranishme ne eventin e neserm. Sipas raporteve ne menyre te organizuar grate do ti rikthehen Corovodes ne oret e mbremjes ndersa mjete trasporti publik jane vene ne dispozicion te udhetimit vajtje ardhje. Por java politike nisi me heret ne Corovode. Te shtunen e kaluar ishin Grate socialiste qe do te mbanin takimin ne Corovode ku e pranishme ishte edhe deputetja e qarkut Berat, Ermonela Felaj. Nje dite me pas, te dielen deputeti tjeter socialist Armand Subashi ishte i pranishem ne nje organizim te ketij subjekti. Me se fundmi prej pak muajsh ne Skrapar jane shtuar "vizitat" ceremoniale me perfaqesues te larte politik. Nga Genc Pollo, Lefter Maliqi etj vemendja e politikes qendrore me afrimin e situatave te reja politike te 2013 duket se po shtohet per qytetin e vogel.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line