Pak pas ores 17:50 te kesaj te enjte 31 maj 2012 nje person rreth 40 vjec me inicialet F.S. u trasportua menjehere permes mjetit te trasportit ajeror per nje kurim te specializuar ne Tirane. Sipas raportit, shtetasi punetor ne nje prej operatoreve te nxjerrjes dhe perpunimit te gureve dekorative, qe operojne ne territoret e njesise administrative te Komunes Gjerbes, u aksidentua gjate punes ndersa incidenti ishte i rende. Menjehere pas trasportimit te te lenduarit ne Corovode, personi mbi 40 vjecar u trasportua ne kushte delikate mjekesore per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Raportet jozyrtare thane se personi ne fjale punonte me nje mjet specifik ndersa aksidentalisht u rrezua nga disa lartesi radhazi. Nuk dihet gjendja shendetesore ne keto caste kur prej ores 18:05 helikopteri i kuq i emergjences shendetesore u largua nga Corovoda. Imazhi ilustrues Pamje nga Komuna Gjerbes. Kortezi Viva Gjerbes
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line