Skrapari i thote Lamtumire Kategorise se Pare. Ndeshja e fundit ndaj Himares perfundoi 1-7 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari i thote Lamtumire Kategorise se Pare. Ndeshja e fundit ndaj Himares perfundoi 1-7

Fatjon Kaloci
13.5.12
Nje rezultat i thelle shenoi edhe humbjen e fundit te Skraparit gjate nje serie te tille pergjate Kategorise se Pare kur u luajt te shtunen 12 maj 2012 edhe ndeshja e fundit e ketij kompeticioni 2011-2012 kundrejt Himares. Keshtu ndeshja e luajtur ne Berat mes Skrapari - Himara perfundoi me rezultatin tenistik 1:7 ndersa sic dihet prej pak javesh Skrapari ishte i sigurte nga dalja nga Kategoria. Takimi i sotem i planifikuar te niste ne oren 17:00 nisi me me shume se 10 minuta me vonese ne Berat pasi po verifikoheshin kartonat e federimit te cdo lojtari te Skraparit, i cili per shkak te largimit te lojtareve te formacionit bazike eshte detyruar javeve te fundit te menaxhoje vetveten duke u ardhur ne ndihme te rinjte e U17 dhe U19 te Skraparit. Me 21 pike ne 30 ndeshje Skrapari u rendit i Fundit ne kete Kategori te Pare te ketij sezoni ndersa se bashku me te bie direkt ne Kategorine e Dyte edhe Vlora.
©Corovoda On Line