Pas disa javesh sfidash futbollistike amatore, pasditen e djeshme eshte mbyllur perfundimisht Kampionati i Futbollit Amator ne Corovode. Eventi kishte disa jave qe kishte nisur dhe aktiviteti sportiv ishte ajo qe do te bashkonte institucione qe operojne ne Skrapar, Komuna apo dhe fshatra ne sfiden futbollistike. Ne finale shkuan Kakruka dhe Munushtiri. Fituese e Kupes se Edicionit te Pare te ketij kompeticioni rezultoi Kakruka e cila fitoi ne ndeshjen e luajtur dje me rezultatin 3:0. Ky ishte nje nder aktivitetet sportive qe per disa dite mbajten gjalle interesin e sportdashesve vendas. Ne takimet sportive te luajtura thuajse cdo pasdite kishte pjesemarrje te konsiderueshme sportdashesish. Sporti do te rikthehet ne mes tetor zyrtarisht per Skraparin i cili do te nis sezonin 2012 - 2013 te Kategorise se Dyte.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line