Komente: Skrapaliu Ja sesi trasporton drogen per ne Greqi. Per komentuesit shkrimi i "dyshimte" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Komente: Skrapaliu Ja sesi trasporton drogen per ne Greqi. Per komentuesit shkrimi i "dyshimte"

Fatjon Kaloci
16.7.12
Ne nje shkrim afro 1 muaj me pare ne tabloidin Balkanweb me titull: "Skrapaliu: Ja si trasportoj hashash me mushka per ne Greqi", ne shume komente te lexuesve qe e pasojne kete artikull sipas tyre ky eshte nje informacion i sajuar. Ne komente konsiderohet si nje lajm qe mund te jete krijuar nga artikullshkruesit por gjithesesi kjo mbetet dicka subjektive. Corovoda On Line ju ripropozon (Kortezi BalkanWeb) materialin e plte te dates 22 qershor 2012.
Varfëria e ka degdisur nga Skrapari në Gjirokastër. Që prej katër vitesh, 55-vjeçari M.T., baba i tre fëmijëve ka migruar në jug të vendit për të fituar bukën e gojë. Ka bërë çfarëdolloj pune që i kanë ofruar në bujqësi dhe në ndërtim, por dy vitet e fundit ai ka gjetur një punë shumë fitimprurëse: Transporton "mall". 55-vjeçarin e takuam krejt rastësisht teksa po udhëtonim për në Sarandë. Gjatë rrugës pamë një "fermer" që kishte vënë para 4 mushka, të ngarkuara me nga 6 thasë secila. Ndaluam diku makinën në një vend disi të fshehur dhe filluam të ecnim në këmbë. Pasi e përshëndetëm 55-vjeçarin i thamë se po iknim për në Greqi. Vazhduam të ecnim grykës në drejtim të Qafë - Muzinës. Fillimisht, M.T. na tha se po transportonte bimë medicinale, por pasi u miqësuam ai tregoi se në 6 thasët kishte hashash (prodhim i vitit të kaluar).

"Mallin po e dërgoj në një guvë mes malesh. Më pas, aty do shkojë dikush tjetër për të sistemuar thasët", - tha 55-vjeçari duke qeshur. Ndërsa i kërkuam të na tregonte ndonjë rrugë për shkurt dhe ndonjë burim për të pirë ujë, skraparliu pohoi se që prej 3 javësh policia është prezente në Lazarat. "Nuk po na lënë rehat të bëjmë punën tonë. Gjatë kësaj kohe, policët kanë bllokuar autobote që dërgonin ujë për të vaditur hashashin si dhe kanë shoqëruar shumë banorë të rretheve të ndryshme që shkojnë për të punuar në këtë fshat. E dini, këta lazaratasit janë të paparë. Ia dalin gjithmonë të gjejnë një mënyrë për t'ia hedhur policisë", - u shpreh M.T. Ai tha se "për të siguruar ujin për vaditjen e hashashit, lazaratasit punësonin persona për "pastrimin" e ndonjë pllaje në mal. Më pas një person tjetër i vë zjarrin. Lazaratasit sinjalizojnë policinë për zjarrin dhe kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve. Ndërsa, mbërrijnë dy mjete zjarrfikësesh, njëra shuan zjarrin, kurse tjetra (drejtuesi i mjetit paguhet nën dorë) derdh ujin në rezervuarët metalikë që ata mbajnë për të vaditur hashashin e mbjellë këtë vit. Policia bën punën e saj, lazot bëjnë punën e tyre, dhe ne bëjmë punën tonë", sqaroi 55-vjeçari. Teksa e pyetëm sesi i shpëton policisë, M.T. pohoi se "bëj shumë kujdes, pasi ngado ka policë si në autostradë ashtu edhe jashtë fshatit. Jam i detyruar ta bëj këtë punë. Copa e bukës të çon aty ku nuk ta pret mendja. Pastaj paguhem shumë mirë. Për çdo mushkë me drogë, unë marr nga 50 mijë lekë të vjetra. Lazot janë korrektë me pagesën, - pohoi skraparliu. Pa dyshuar se ne jemi gazetarë, ai na tregon rrugën më të shkurtër për dalë në kufi me Greqinë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Per te ndjekur komentet e publikuara ne kete site mjafton te klikoni ketu
©Corovoda On Line Imazhi Kortezi Mediapresi Balkanweb