Koordinata X: Masakrat e janarit 1944 ne Skrapar. (1) Masakra e Vlushes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Masakrat e janarit 1944 ne Skrapar. (1) Masakra e Vlushes

Fatjon Kaloci
19.7.12
Koordinata X i referohet ne kete postim nje deshmie (aktualisht 81 vjecares) te Rubie Borri. Eshte Janari 1944. Ne Vlushe te Skraparit te ardhura nga Gradeci zbarkuan ushtaret gjermane. Ishte pasdite dhe ata numeroheshin ne afro 60 ushtare e oficere te armatosur qe erdhen ne menyre te befasishme. Menjehere u futen ne lagjen Mukaj, aty moren 6 vete dhe me pas te ndare ne grupe 3apo 4 ushtare gjermane futeshin ne cdo shtepi dhe rrembyen forcerisht burra dhe djem. Plot 29 burra 27 prej te cileve ishin vendas ndersa 2 ishin dervishe nga Osoja, ata i futen per ti mbajtur ne te mbyllur brenda shtepise sone - tregon Rubija. Ne te gdhire te dites tjeter i nxorren nga shtepia. Dikush tha se do ti conin ne Leshnje por ne fakt ata i rreshtuan prane nje perroi te thelle, qe quhet Perroi i Vallzes, aty ku sot ndodhet nje Lapidar. Ata i rreshtuan ne dy rreshta dhe po beheshin gati per ti ekzekutuar. Sadedini (bashkeshorit i ardhshem i Rubije Borri) ndersa ishte i rreshtuar i thote kunatit te tij Fahriut qe porsa te beheshin gati per te qelluar gjermanet te hidhej pernjehere ne toke... dhe... 28 te vrare, Sadedini kishte shpetuar i vetem. Fahriu u gjet gjalle por pak dite me vone vdiq ne shtepi nga plumbi qe kishte marre ne bark. Ata u vajtuan ne sheshin e Vlushes per 7 dite e 7 nete. Pas 7 ditesh, erdhen nga fshatrat Gradec, Radesh, Leshnje burra e gra e i varrosen. Sadedini i vetmi i shpetuar nga kjo masaker vdiq ne moshen 35 vjecare por Rubija thote se gjithe kohes ishte i traumatizuar.
©Corovoda On Line Rubije Borri aktualisht eshte 81 vjec, dhe jeton ne Yzberisht, Tirane