Koordinata X: Masakrat e janarit 1944 ne Skrapar (2) Masakra e Kapinoves **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Masakrat e janarit 1944 ne Skrapar (2) Masakra e Kapinoves

Fatjon Kaloci
19.7.12
Koordinata X ne kete shkrim ndalet ne nje tjeter date te janarit 1944. Ne po te njejten dite ne  Skrapar ushtria gjermane do te bente masakren e radhes por kete here ne fshatin Kapinove. Eshte deshmia e 93 vjecares Fize Halili. Ne ate kohe 18 vjecare, kujton se ne shtepine e saj ne Kapinove te Skraparit morti tashme kishte rene. Ajo ishte e martuar ate kohe ne Muzhencke kur ju desh te mesonte cfare kishte ndodhur me familjen e saj. Mehmet, Durim, Riza, Brahim, Myrto dhe Kamber Hasa tashme nuk jetonin. Pajo Hasa u plagos dhe shpetoi. Ajo tregon edhe sesi i sollen trupin e kunatit te saj 14 vjecarit Ylmi Halili vrare ne betejen e Tendes se Qypit pak dite me vone nga maskra e Kapinoves. Por deri ne ate kohe ajo nuk e dinte se babai, vellai, xhaxhallaret dhe kushurinjte e saj ishin vrare ne Masakren e kapinoves ne 14 janar. Ajo e dinte se dicka kishte ndodhur por kur trupi i kunatit te saj Ylmi Halili mberriti ne shtepi ne Muzhencke, kujton se nje grua ndersa po e qante me denese i thote: " Qaje Qaje se ashtu ti kane vrare edhe njerezit e tu". Ne Kapinove gjermanet kishin kapur 36 burra e djem nga te cilet vetem 2 shpetuan.  Mes Kujtimesh ajo rrefen me pas se ne shtepine e saj ne Muzhencke kishte qene spitali partizan. Aty u mjkuan Zylyftar Veleshnja, Iliaz Sevrani, Halim Zhepa etj...ndersa vete sherbeu si infermiere.
Fize Halili eshte aktualisht 93 vjecare jeton ne Sauk, Tirane
©Corovoda On Line