Kryetari i Qarkut Berat Sina ne 13 korrik ne vizite ne Itali ne Aktivitetin e Albania e Futuro -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Kryetari i Qarkut Berat Sina ne 13 korrik ne vizite ne Itali ne Aktivitetin e Albania e Futuro

Fatjon Kaloci
10.7.12
Zyrtarisht njoftohemi se ne daten 13 korrik 2012 Organizacioni Albania e Futuro me drejtues Astrit Cela do te organizoj ne rajonin e Toskanes eventin e radhes kete here nen moton " Festa e Miqesise mes Dy Popujve". Toscana, lokaliteti i njohur ne tere boten per vinologet e veres Chianti, ne daten 13 korrik 2012 do te mirepres edhe te ftuar nga Qarku Berat. Kryetari i Qarkut Petrit Sina dhe nje emer i njohur i artit Kozma Dushi do te jene te ftuar nderi ne eventin e disate qe organizon Albania e Futuro. ne Promo spotet e afishuara ne Itali por te shperndara edhe ne rrjet nga Albania e Futuro paraprakisht u njoftua edhe prania e deputetit te Qarkut Nasip Naco por ky i fundit mesohet se per arsye pune nuk do te jete pjese ne kete event. Takimi do te mbahet te premten 13 korrik 2012 dhe do te nis rreth ores 21:00 por ne ditet ne vijim Corovoda On Line do te pasqyroj me gjeresisht kete event. Shoqata Albania e Futuro eshte nje nder nismat e reja por qe po deperton sukseshem ne nismat NGO te dy vendeve fqinj nen partneritetin italo-shqiptar per vlerat trashegimore turistike dhe kulturore te dy vendeve. Ne bashkengjitje imazhi promo i aktivitetit. Kujtojme Astrit Cela eshte Presidenti i Albania e Futuro dhe nje nder emrat elite te Skraparit brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemren tuaj...Ky! Eshte corovodaonline.blogspot.com
©Corovoda On Line