Rreth Malit te Tomorrit. Ujevara e Sotires (Gramsh) bukurite perrallore te Mal Baba **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rreth Malit te Tomorrit. Ujevara e Sotires (Gramsh) bukurite perrallore te Mal Baba

Fatjon Kaloci
16.7.12
I konsideruari Mal Baba, Mali i Tomorrit nuk ka vetem panorama te bukura ne pjesen e Skraparit por edhe ne qytetin fqinj te Gramshit. E lokalizuar ne veri-lindje te malit Tomorr, Ujevara e Sotires ofron nje pamje spektakolare te natyres. Me lartesite e ujit qe variojne nga 5 deri ne 20 metra shume vizitore e preferojne per kamping kete zone. Tomorri eshte nje nder majat e larta te Shqiperise, dhe ai popullohet me se tepermi ne muajin gusht ku ne Teqen e Abas Ali ne Kulmak mbi 100 000 pelegrine bektashi kryejne ritualin e kurbani per cdo vit. E nese deshironi qe ne memorien e pushimeve tuaja malore te perfshini nje eksperience te re, itinerari Gramsh - Sotire, edhe perse rruget jane pak te veshtira nga Skrapari per Gramsh do te mbeten patjeter ne mendje. Ujevara ne fjale ndodhet pjese administrative e qytetit te bukur te Gramshit dhe ndodhet prane fshatit me te njejtin emer Sotire. Corovoda On Line ju ofron disa imazhe. Gramshi dhe Corovoda jane dy qytete fqinje dhe mali i larte i Tomorrit i bashkon me bukurite natyrore dhe zakonet e peraferta te dyja keto qytete.










©Corovoda On Line Imazhe Kortezi Rrjeti Social Gramshi Online Qershor 2012