Skrapar: Kryeplaku ne pranga pas Operacionit te djeshem ne Gurazez. Ne Parcele u kapen 77 rrenje canabis **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Kryeplaku ne pranga pas Operacionit te djeshem ne Gurazez. Ne Parcele u kapen 77 rrenje canabis

Fatjon Kaloci
18.7.12
Lajmi i dhene qe dje ne mesdite nga Corovoda On Line mbi 2 arrestime te bera gjate dites se djeshme ne Corovode, u zyrtarizua vetem sot ne mesdite. Sipas reportit te sotem 55 vjecari Sefer Ahmeti Kryeplaku i fshatit te larget te Gurazez ra ne pranga nen akuzen "Moskallezim te Krimit" pasi sipas legjislacionit ne fuqi ne cdo fshat ku gjendet e kultivuar bima narkotike pergjegjesi mban edhe vete kryplaku i fshatit. Sipas njoftimit zyrtar ne pranga ra edhe Novruz Ahmeti qe sipas te dhenave rezultoi pronar i parceles ku diten e djeshme u gjenden 77 rrenje cannabis sativa. Ne kerkim eshte nje shtetas me inicialet A.A qe mendohet se eshte nip ne kete familje por qe raporte jo zyrtare diten e djeshme thane per Corovoda On Line eshte banor i Durresit, po kjo jo zyrtare.
Edhe nje here Corovoda On Line raporton perpara lajmin ne kete rast 24 ore me pare.
©Corovoda On Line