8 Gusht: Festa e Helmesit, ne Skrapar. Disa drejtues lokal te pranishem ne eventin e neserm -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

8 Gusht: Festa e Helmesit, ne Skrapar. Disa drejtues lokal te pranishem ne eventin e neserm

Fatjon Kaloci
7.8.12
Neser me 8 gusht 2012 do te kujtohet dita e BRASH ne nje prej pikave mjaft turistike te Skraparit, ne Helmes. Festa e pervitshme behet ne promemorie te 8 gusht 1944 ku u mbajt pikerisht ne kete vend Kongresi i Pare i BRASH (Bashkimit Rinor Antifashist Shqiptar). Keshtu mesohet se krahes te deleguarve nga Komiteti i Veteraneve te rrethit Skrapar, edhe disa drejtues Komunash do te jene te pranishem ne kete feste. Vendi turistik ne fakt eshte nje nder te rrallet e zones, dhe nje pike strategjike pak e rrahur nga turistet e huaj. Ne kete vend ne 1944 mendohet se Enver Hoxha qendroi per afro 7 muaj, ne Helmes te Skraparit.


Imazhi bashkeshoqerues eshte i arkivit tone dhe jep pamje te Festes se Helmesit ne vite me pare, si dhe po ne foto shfaqet shtepia ku Enver Hoxha qendroi per afro 7 muaj.
©Corovoda On Line