Ermonela Jaho: “Paci jeten e gjate, Sa malet e Skraparit”. Kujtoj pushimet e veres ne Corovode. Ja teksti i letres drejtuar Shoqatës "Tomorri", nga sopranoja me fame boterore **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ermonela Jaho: “Paci jeten e gjate, Sa malet e Skraparit”. Kujtoj pushimet e veres ne Corovode. Ja teksti i letres drejtuar Shoqatës "Tomorri", nga sopranoja me fame boterore

Fatjon Kaloci
31.8.12
Megjithese prinderit e saj Hetem dhe Xhuljeta Jaho jane larguar nga jeta te rinj, Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho nje krenari me shume per Skraparin, nuk le pa permendur kujtimet e femijerise, adoleshences, dashurine e kujtimeve gjysherore dhe se asnjehere nuk la pa permendur faktin se nje dege e origjines se saj eshte nga Skrapari. Corovoda On Line me poshte publikon nje material arkiv, ku sopranoja Ermonela Jaho i shkruan Shoqates “Tomorri” dega Durres. Teksti i plote:
Të dashur bashkëpatriotët e mi skraparllinj! Ju falenderoj nga zemra për emocionin e
veçante që po më jepni ,ndërsa shkruaj këto fjalë pershendetjeje për ju ! Pa harruar
modestinë , ju rrëfej se gjatë jetes sime artistike kam shijuar kënaqesinë e duartrokitjeve
ë bujshme dhe emocionet e forta të suksese pothuaj në çdo cep të botës ; nga Tokio
në Romë , nga New York në Londër , nga Helsinkii në Barcelonë , nga Parisi në Berlin
etj. Por emocioni që ndiej sot ka një të veçante të paperseritshëm , sepse buron nga
hellësia e qenies time , nga rrënjët, nga pikënisja e jetës së Ermonelës artiste dhe mbi
të gjitha Ermonelës njeri . Sot më shumë se kurrë me zgjuat mallin për gjyshërit dhe
prindërit e mi të shtrenjtë, për atë trevë me bukuri të ashpër dhe krenare, plot me bujari
dhe fisnikëri njerëzore. Sjell ndërmend fëmijërinë e hershme, kur ne nipërit dhe mbesat
mblidheshim si zogjtë pranë gjyshit dhe gjyshes, gjatë pushimeve të verës në Çorovodë .
Kujtoj gatimet e veçanta të gjyshes , tregimet e gjyshit , akaciet pranë shtëpisë dhe
më besoni , sytë i kam me lot! E dua Skraparin , ju dua dhe juve, dhe ju uroj nga
zemra shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Më mirë të mos zgjatem, sepse e
di sado të shkruaj nuk do të mund të shpreh si duhet atë që ndiej. Një përshendetje të
veçante u jap shokëve te babit tim të shtrenjtë dhe të paharruar, paçin jetën e gjatë
sa malet e Skraparit!
Edhe një herë, faleminderit dhe mirë u takofshim së shpejti!
Ermonela Jaho, Stockholm
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemren Tuaj, Ju Po Ndiqni Corovoda On Line
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit