Koordinata X: Dy dite perpara Clirimit: Ku u hartua plani per Clirimin e Corovodes? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Dy dite perpara Clirimit: Ku u hartua plani per Clirimin e Corovodes?

Fatjon Kaloci
27.8.12
Ne vigjilje te ketij 70 vjetori te Clirimit te Corovodes, Corovoda On Line ne rubriken me te klikuar Koordinata X jep disa te dhena te vigjiljes se Clirimit te Corovodes se 3 dhe 4 shtatorit 1942. Por perpara se te mberrijme ne kete date, nuk mund te leme pa permendur 31 gushtin 1942 i cili sherbeu si Optimisti i Madh drejt Clirimit. Keshtu ne 31 gusht 1942 ne Fshatin Melove te Skraparit Cetat partizane te Komanduara nga Mestan Ujaniku dhe Gjin Marku mposhten detashmentin prej 63 milicesh qe udhehiqeshin nga Xhaf Bali qe ishin nisur per masakra ne Tomorrice por qe u carmatosen me turp. Ishte pikerisht kjo fitore qe ngarkoi me optimizem partizanet per te vijuar me tej me Clirimin e Corovodes. Plani per clirimin e Corovodes u hartua ne 3 shtator 1942 u hartua ne shtepine e atdhetarit te shquar Sinan Leshnja ku u hartua me detaje plani i sulmit per shpartallimin e forcave fashiste dhe clirimin e Corovodes. Sapo u dhane keto detaje te sulmit dhe u pecollen korrieret e pare, ne 4 shtator 1942 forcat vulnetare dhe partizanet e cetes arriten numrin e forcave ne afro 1 000 te gatshem per sulm. Komanda e cetes vendosi qe ne 4 shtator 1942 nje pjese e luftetareve te Skraparit te rrethonin forcat armike ne Radesh te Skraparit ndersa pjesa tjeter do te sulmonte dhe clironte Corovoden. Luftimet e ashpra sollen shpartallimin total te Batalionit Nr.10 te Milicise Fashiste dhe keshtu ne pasditen e 5 Shtatorit 1942 ne nje miting te madh ne Corovode, partizanet dhe populli i ardhur nga cdo zone e fshat per te debuar perfundimisht nga Corovoda fashistet, te gjithe se bashku festuan Clirimin e Corovodes.
©Corovoda On Line