Çorovoda - 78 vjet çlirim - Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Pare) Lufta Radesh - Gradec ne 7 shtator 1942 -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Çorovoda - 78 vjet çlirim - Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Pare) Lufta Radesh - Gradec ne 7 shtator 1942

Fatjon Kaloci
2.9.20
Me rastin e 78 viteve të çlirimit të Skraparit Corovoda Online ripublikon pjesë nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”: Në fund të çdo postimi mund të ndiqni lidhjen që ju çon në pjesën vijuese.  ©Naim Zoto me të drejta publikimi për Corovoda Online

Xhelal Staravecka: Si e çlirova Skraparin

...Nga fundi i pranverës 1942 më thirrën në Berat. Të nesërmen më nisën në Skrapar për të ndjekur Mestanin (Ujaniku-shën. i botuesit). Ajo punë më kënaqi, mbasi arratisjen kisha vendosur ta bëja dy javë më vonë...
Posa arrita në malet e Skraparit, në bashkëpunim me Mestan Ujanikun u përgatitëm të përballonim reaksionin e armikut. Okupatori dhe mbeturinat dhe plehrat e botës shqiptare që bashkëpunonin me okupatorin si Kasëm Radovicka më shokë, nuk e humbën minutën por çuan këmishëzeztë e tyre për të shuar luftën. Mirëpo të gjitha ato fuqi që dërguan herë pas here ua dërgonim mbrapsht në Berat si mos më keq, pa armë, të grisur copë-copë e në pikë të vrapit, këmbëzbathur nga sulmet tona.

LUFTA E RADËSH GRADECIT, 7 SHTATOR 1942
Në muajin shtator 1942 Kasëm Radovicka kishte vendosur t’i shqiste llogaritë me ne, prandaj nuk hezitoi të vihej në krye të tre batalioneve mercenare, këmishëzez e në 7 shtator u ndal në katundet Mollas dhe Radësh, përballë nesh që ndodheshim në malet e Gradecit dhe të Radëshit.
Në orën 23, me fuqinë që kishim ndarë në tri çeta nga tridhjetë veta, i sulmuam. Lufta u ndez, sado që në fillim nuk patëm më tepër se 100 burra të Skraparit, mirëpo afër mëngjesit kishim rreth 700 burra nga Skrapari, të tërbuar e që luftonin si luanë të plagosur. Ajo përpjekje kundra tre batalioneve të okupatorit që quhet Lufta e Radësh-Gradecit vazhdoi deri në orën 16 të datës 8 shtator 1942, ku fuqia e luftëtarëve të lirisë kombëtare, pas 17 orë luftimesh, përfundoi me fitore dhe me shpartallimin e turpshëm të okupatorit që ishte zëvendësuar me veglat qorre të tij, të komanduara nga Kasëm Radovicka. Kasëmi vetë e ndaloi vrapin në Therepel, pa kapelë në kokë. Pas shpartallimit të fuqisë mercenare të lodhur nga ajo luftë, shkuam e pushuam në katundin Mollas dhe Vërzhezhë.
Fitimin e asaj përleshjeje vendosa ta shfrytëzoj mirë politikisht, porse nuk ua kallëzova shokëve, Mestanit dhe Gjin Markut. Ky i fundit kishte disa muaj që qëndronte me Mestanin. Sado që isha i lodhur e i këputur nuk munda të flija pse kërkoja zgjidhjen e asaj probleme, realizimi i të cilës më dukej shumë i vështirë. Mirëpo në mëngjesin e parë na lajmëruan se një komision nga qendra e nënprefekturës së Skraparit, Çorovoda, donte të takohej me ne. Ju nuk mund ta imagjinoni sesa u gëzova pse në atë rast pashë realizimin e ëndrrës sime. Tani nuk me duhej tjetër veçse të bëhesha autori i një fakti të kryer. Posa erdhi komisioni përpara nesh dhe na paraqiti mesazhin e autoriteteve qeveritare të prefekturës se lufta që u bë ne lokalitetin e naltëshënuar mbetej një pikë pa ndjekje, në qoftë se ne nuk do të sulmonim qendrën, Çorovodën.
Ata, pa mbaruar mirë fjalën, unë, pa hezituar, nuk mungova, kundër natyrës time, të mbaja një qëndrim për të entuziazmuar pak shokët e mi, u thashë pjesëtarëve të atij komisioni:
-Ç’vlerë do të kishte lufta jonë e djeshme, veç asaj të cubave me organet e qetësisë publike, në qoftë se nuk do të merrnim kryevendin e prefekturës së Skraparit. Kjo do të tingëllonte si një vepër e madhe atdhetare dhe në shtetet e tjera, se lufta për liri kundra okupatorit fashist e bërë nga shqiptarët e robëruar kishte hyrë ne fazën e shkëputjes të disa krahinave dhe qyteteve nga sundimi i huaj.
Kjo shprehje jo vetëm entuziazmoi shokët e mi, por e vuri edhe komisionin në një pozitë që nuk dinte se ç’të thoshte. Atëherë, pa asnjë çast pushimi, u thashë se në orën 15:00 të po asaj dite, luftëtarët e lirisë, me luftë apo pa luftë, do të lironin Çorovodën duke hyrë brenda në të.
Këtë vendim shokët e pranuan pa asnjë shenjë mos-kënaqësie, pasi çështja u paraqit tamam sikur të kishim biseduar gjatë natës për këtë argument.
KLIKO KETU PER PJESEN E DYTE
©Corovoda On Line / Naim Zoto