Skrapari ne Asfiksi: Te ardhurat tatimore nuk jane as sa 0.02% e Produktit te Brendshem Bruto te Shqiperise Skrapari drejt tkurrjes -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapari ne Asfiksi: Te ardhurat tatimore nuk jane as sa 0.02% e Produktit te Brendshem Bruto te Shqiperise Skrapari drejt tkurrjes

Fatjon Kaloci
23.8.12
Ne nje vit, te ardhurat tatimore qe mblidhen ne te gjithe Skraparin nuk zene as 0.02% te Prodhimit te Brendshem Bruto te Shqiperise. Shifra tronditese ne kete editorial te Corovoda On Line shpjegon edhe trendin se perse Skrapari per me shume se 10 vjete nuk eshte nje zone e favorshme ekonomike. Edhe sikunderse te gjitha administratat te punonin ne maksimum ne nje situate ideale me legjislacionin aktual qytetet e konsideruara te vogla po destinonjne te shkojne ne nje klime mbytese ekonomike drejt tkurrjes pasi politikat makro nuk i vene keto qytete ne frymen e progresit. E thene me thjesht: Perse duhet qe nje investitor te vij ne Corovode dhe perse ne fund investitoret shkojne ne Shqiperine e mesme apo ne qytete  te tjera me te medha?. Ulja e disa taksave apo ne rastin me te mire perjashtimi nga taksat do te ishte nje katalizator i shpejte qe do te bente keto zona me te favorshme per investim cka investitoret e rinj ne nje politike afatmesme do te kishin me teper perfitime nga kjo duke e bere Skraparin me vital. Zonat Xhep te hartes nese nuk konsiderohen elemente prioritar ne Te ardhurat tatimore me kete sistem gradualisht shkojne drejt ngushtesimit. 2 bashkite dhe 8 komunat e Skraparit jane te varura nga politika, e perkthyer ne te perditshmen, investimet, grande me shume etj shkojne tek te ngjashmit me ate qe eshte ne qeveri. Dhe nese qeveria ndryshon krah paraliza "me shume lajka" godet me spond investimet duke bllokuar kundershtarin.
-pjese e shkeputur nga nje projekt i corovoda on line-
©Corovoda On Line