Websiti Zyrtar: Skrapari nuk figuron ne njesite vendore te faqes zyrtare te Qarkut Berat -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Websiti Zyrtar: Skrapari nuk figuron ne njesite vendore te faqes zyrtare te Qarkut Berat

Fatjon Kaloci
25.8.12
Miresevini ne Faqen Zyrtare... Keshtu thuhet ne websitin zyrtar te Qarkut Berat dhe ne brendesi te ketij portali mund te gjesh shumellojshmeri informacioni per Qarkun tone. Duke shfletuar ne browser ka shume informacione qe lidhen me investimet ne kete qark gjate viteve, por ne linkun me emertesen "Njesite Vendore"  gjen vetem dy postime ku ne te parin jepen disa te dhena mbi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndersa ne postimin e dyte flitet vetem per Beratin. Cuditerisht njesite e tjera vendore te ketij qarku ne portalin qe konsiderohet zyrtar nuk ekzistojne. Ndersa sezoni turistik ishte ne kulmin e vet, cdo e dhene ne cdo website aq me teper zyrtar qe flet per njesite e tjera do te ndihmonte ne promovimin me te mire te zonave te ketij qarku, aq me teper kur informacionet jepen zyrtare. Corovoda On Line publikon ne bashkengjitje nje fotoweb nga siti ne fjale ndersa nen klikimin njesite vendore, figurojne vetem dy postimet e lartpermendura.
©Corovoda On Line