Dajlan Omeri ka lindur në Potom të rrethit të Skraparit, më 7 gusht 1941. Pasi mbaroi shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme në shkollën ushtarake “Skënderbej”, 1951-1956, vazhdoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve (specialiteti ndërlidhje), 1956-1959; më pas Akademinë Ushtarake, fakultetin e Ndërlidhjes, 1965 - 1967; kualifikimin pas-universitar. Në vitin 1983 fitoi gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe në vitin 1993 merr gradën “Doktor i Shkencave”. Më 21.07.1992 Dajlanit i jepet grada kolonel dhe nxirret në lirim. Dr. Dajlan Omeri është autor i 26 artikujve shkencorë, dy teksteve mësimore dhe mjaft leksioneve në ndihmë të studentëve ushtarakë, udhëheqës shkencor i shumë studentëve në mbrojtjen e diplomave, autor i dy studimeve shkencore aplikative në fushën e ndërlidhjes etj. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Ushtarake, nismëtar, bashkëthemelues dhe kryetar i Shoqatës së Radioamatorëve Shqiptarë, pjesëmarrës si përfaqësues i Shqipërisë në 8 konferenca e seminare ndërkombëtare për radion, frekuencat dhe radioamatorët në Dyseldorf, Athinë, Tokio, Gjenevë, Izrael, San Marino etj
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line