Gjate dites se sotme 4 shtator 2012 ne axhenden lokale eshte edhe mbajtja e nje ceremonie perurimi e nje rruge ne Skrapar. Rruga e cila eshte nen juridiksionin e Komunes Qender, Skrapar ne fakt eshte prej mese 4 muajsh e perfunduar por mesa duket sot do te kete edhe ecjen e zyrtareve te larte mbi te. Keshtu krahes drejtuesve te larte te Qarkut Berat, Drejtuesve te Komunave respektive etj, me heret eshte cituar se edhe Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha mund te jete pjese e axhendes se sotme. Investimi i Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe Qeverise Shqiptare perfshin sistemim asfaltimin e ketij aksi. Gjate Fazes se Pare punimet nuk e perfshinin Corovoden pasi punimet nisnin nga lokaliteti Cerenisht per ne Hambull cka do te thote jashte vijes se verdhe se bashkise, por mendohet se pjese e ketij investimi mund te jete edhe nje segment problematik per banoret e Corovodes, ai qe e lidh qytetin me varrezat publike, nje segment ne afro 1.3 kilometer dhe qe per shume fushata radhazi i pa vene dore. Imazhet arkiv 2012 i perkasin segmentit ne fjale.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line