Koordinata X: Besimi Bektashi mbeshteti partizanet e Skraparit Fotoja 1942. Partizanet e Cetes Plake ne Teqene e Kulmakut **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Besimi Bektashi mbeshteti partizanet e Skraparit Fotoja 1942. Partizanet e Cetes Plake ne Teqene e Kulmakut

Fatjon Kaloci
11.9.12
Vijon Koordinata X, rubrika dedikuar vlerave ne kohe, te trashegimise, historise, personaliteteve, monumenteve te Skraparit por kete here me nje tjeter postim interesant. Nje foto arkivore e corovoda on line e vitit 1942 tregon edhe disa elemente se perse Besimi Bektashi ne Skrapar, Objektet fetare te Kultit te tij nuk u demtuan rende sic ndodhi me Shqiperine e pas 1944 tek besimet Katolike. Nje imazh i muajit mars 1942 tregon partizane te Cetes Plake te Skraparit ne Kulmak, Skrapar ndersa ne sfodn duket qarte teqeja bektashi e Kulmakut te atyre koheve. Deshmite tregojne se Teqete e Bektashinjve u zhnderruan ne qendra strehimi te luftetareve per Clirimin e Atdheut. Ceta Plake e Skraparit eshte i pari formacion luftarak ne Shqiperine e Jugut. Komandant i saj ishte Mestan Ujaniku ndersa komisar Gjin Marku. Edhe Teqete Bektashiane u bene vatra te mesimit te gjuhes shqipe dhe te levizjes patriotike kombetare per liri dhe pavaresi. Nder to Teqeja e Frasherit, Teqeja e Backes, Teqeja e Prishtes, Teqeja e Therepelit, Teqeja e Kulmakut. Shume baballare e dervishe kane qene jo vetem udheheqes shpirterore por edhe drejtues politike e shoqerore me karakter kombetar si per shembull Baba Alushi, Baba Fetahu, Baba Xhaferri, Baba Meleqi, Dervish Iljazi, Baba Ali Tomorri, Baba Tefiku, Dervish Mucua etj.
©Corovoda On Line
       
         
close