Koordinata X: Firmetari perfaqesues i Skraparit i Aktit te Pavaresise se Shqiperise. Xhelal Koprencka Jeta e tij. Si u vra nga Skrapalliu per Gjakmarrje ne 1919 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Firmetari perfaqesues i Skraparit i Aktit te Pavaresise se Shqiperise. Xhelal Koprencka Jeta e tij. Si u vra nga Skrapalliu per Gjakmarrje ne 1919

Fatjon Kaloci
10.9.12
Corovoda On Line ne nje publikim te radhes ne Koordinata X vijon serine e publikimeve me rastin e vitit jubile te 70 Vjetorit te Clirimit te Skraparit. Ne kete postim do te kalojme shume vite me pare. Ne brendesi te blogut me heret kemi folur disa here per Xhelal Koprencken, por ne kete shkrim do te ndalemi ne nje pershkrim jetesor rreth tij.
Xhelal Koprencka lindi ne 1876 ne nje familje atdhetare ne Koprencke, Skrapar. Prinderit e tij ishin Dalip dhe Deko Koprencka. Fillimisht mbiemri i tyre ishte Mance por ngaqe u vendosen ne Koprencke nje fshat ne Skrapar moren mbiemrin Koprencka. Dalip dhe Deko Koprencka kishin 8 femije, 4 vajza dhe 4 djem mes tyre dhe Xhelal Koprencka. Ne 1913 – 1914 kjo familje u largua nga fshati Koprencke pas diegies qe i beri greku ketij fshati. Ata u strehuan fillimisht ne Gostencke tek dajollaret Deko e ema ishte nga Gostencka. Aty ata ndertuan nje shtepi te tyre, por me vone do te spostohen per ne Corovode e me pas per te jetuar ne Korce. Xhelal Koprencka studimet e para i mori ne Stamboll ne Robert Kolezh e me pas po ne Stamboll do te vijonte shkollimin e larte ne shkollen ushtarake. Me pas sherben ne repartet ushtarake te Selanikut. Ne 1911 caktohet Komandant i Qarkut te Janines.Ne dokumentat e kohes figuronte emri i plote si Xhelal Be Koprencka pasi prinderit e tij ishin dere bejleresh. Ne 28 nentor 1912 ishte prezent ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi aktn e Pavaresise duke perfaqesuar Skraparin. Pasi u krijuar qeveria e perkohshme e Ismail Qemalit, ne nje dokument te dates 4 dhjetor 1912 ne kuvendin e mbajtur Xhelal Koprencka ka diskutuar dhe ka bere propozime ne njerin prej tyre rezulton se propozimi i tij ka marre 30 vota pro. Pas shpalljes se pavaresise ai ngarkohet me detyre per Organizimin e Frontit te Luftes Kunder Pushtuesve te Huaj . Me pas atij i jepet Detyra e Organizimit te Ushtrise Kombetare perkrah Mehmet pashe Derralles si edhe u mor me organizimin e reparteve te xhandamerise ne Lushnje. Ne 24 dhjetor 1915 organizon ne Skrapar nje kryengritje kunder Esat Pashe Toptanit. Ne 28 dhjetor 1918 merr pjese ne Kongresin e Durresit. Por shkurtimisht le te kalojme ne 1919. Ishte koha kur Francezet kishin hequr dore nga Republika e Korces, por tashme autonomia e Korces kercenohej nga shovinistet grek. Per te mboshtur kete gje ai niset per ne drejtim te Korces se bashku me shume patriote te Skraparit. Por ne vendin e quajtur Dellinje, ne lindje te Qafes se Martes ne 21 tetor 1919 Xhelal Koprencka vritet nga nje tjeter skrapalli. Deshmite treguan se vrasesi ishte nje banor nga fshati Leshnje, Syrja Guri i cili vrau Xhelal Koprencken pasi i vellai i Xhelalit, Sami Koprencka i kishte vrare dajon e Syrjait, Abdurrahman Gjonin. Ne tone te ndezura perkrahes te Xhelal Koprenckes shkuan ne Leshnje per tu hakemarre por forcat e moderuara patriotike mes tyre Shefit Krasta, Muco Kapinova, Avni Kapinova, Ali Koprencka pasi bene arrestimin e Syrja Gurit bene pajtimin e gjaqeve. Xhelal Koprencka u varros ne Gostencke, Skrapar.
©Corovoda On Line