Të paktën 26 lapidarë në promemorie të Luftës për çlirim që bijtë e bijat e Skraparit kanë ngritur me gjakun e tyre sikundërse edhe historinë e Skraparit. Corovoda Online zbret përmes këtij postimi në disa ndër lapidarët historik të respektit ndaj viteve duke u ndalur tek më kryesorët.
Lapidari për Lace Backën.
Kjo vepër është e ngritur në promemorie të Çetës trime të Lace Backës që luftoi dhe theu ushtritë osmane si dhe ishte luftëtar në luftën kundër shovinizmit grek për mbrojtjen e kufijve të atdheut. Një ndër betejat ishte ajo e zhvilluar në vitin 1914 ndaj shovinistëve grekë ku Lace Backa dha jetën e tij. Ai së bashku me çetën e tij luftuan për 17 vite rresht.
Lapidari i Policanit.
Kjo vepër i kushtohet Heroit të Popullit Riza Cerova dhe forcave vullnetare të grumbulluara rreth tij në kryengritjen e Fierit, e cila ishte vazhdimi i përpjekjeve dhe i luftës për rrëzimin e rregjimit shtypës dhe shfrytëzues të Zogut. Por në fund, kjo kryengritje dështoi dhe për fat të keq, hakmarrja ndaj popullit të Skraparit do të ishte e menjëhershme dhe e madhe ku në gjyqet e asaj kohe 429 skrapallinj u dënuan me burgime të përjetshme, pushkatime dhe burgosje.
Lapidari i Cetes Plake ne Kulmak.
Vepra përkujton krijimin e Çetës së Parë Partizane quajtur ndryshe si Çeta Plakë e Skraparit e krijuar në 14 mars 1942. Kjo ishte Çeta e Dytë e krijuar në gjithë Shqipërinë por e Para për Shqipërinë e Jugut. Kjo çetë ishte ajo që çliroi qytetin, krahinën dhe nënprefekturën e Skraparit. Suksesi i saj dha sinjalin për Kryengritjen e Përgjithshme në gjithë Shqipërinë.
Lapidari i Qafë - Martës
Ky lapidar i është kushtuar batalionit me emrin “Riza Cerova”. Kjo vepër i referohet formimit për të parën herë të batalionit në Qershor 1943 në Qafe - Martë, batalion i cili do të mbante emrin “Riza Cerova”.
Lapidari i Qafës së Liqedhit.
Kjo vepër i kushtohet Formimit Luftarak të Grupit të Skraparit i krijuar në 18 janar 1944.
Lapidari i Vlushës.
Kjo vepër simbolizon krijimin e njësisë më të madhe në Krahinën e Skraparit, asaj të Brigadës së 7-të Sulmuese, e cila luftoi jo vetëm në Shqipëri por edhe tej kufijve në Jugosllavinë e atyre kohëve. Vetëm nga kjo Brigadë, ranë dëshmorë 276 partizanë.
Lapidari i Therepelit.
Kjo vepër i kushtohet datimit të krijimit të Brigadës së 16-të Sulmuese, kjo, një tjetër njësi e madhe luftarake për rrethin e Skraparit.
Lapidari i Tendës së Qypit.
Ky lapidar i kushtohet betejës së madhe që u zhvillua me nazistët gjermanë në vendin me të njëjtin emër, Therepel në 20 – 21 janar 1944, ku grupi i Skraparit dhe Brigada e Parë Sulmuese thyen dhe shpartalluan mbi 1 000 forca gjermane të cilat lanë shumë të vrarë dhe të plagosur.
Lapidari i Qafës së Gjarprit.
Kjo vepër përkujton betejën e përgjakshme të Qershorit të vitit 1944 të Brigadës së Parë dhe asaj të Pestë Sulmuese ndaj forcave gjermane ku mbeten mbi 100 gjermanë të vrarë ndërsa nga Partizanët ranë për përjetësi dhe që më pas i shpallën Dëshmorë të Atdheut, 26 partizanë mes tyre edhe Heroi i Popullit Xheladin Beqiri (Karadaku).
Lapidari i Qafë Shkozës.
Kjo vepër është ngritur në vendin me të njëjtin emër dhe përkujton betejën e Qershorit 1944 ku u zhvilluan luftime mes Brigadës së 7-të Sulmuese dhe Forcave naziste për mbrojtjen e Kongresit të Përmetit.
Lapidari i Helmësit.
Ky lapidar është një memorie e ngjarjes së 8 gushtit 1944, në Helmës të Skraparit. Pikërisht në këtë datë, në Helmës zhvilloi punimet Kongresi i Parë i Rinisë së Bashkuar Antifashiste të Shqipërisë njohur ndryshe nën inicialet BRASH.
Lapidari i Varrezave të Dëshmorëve.
Është lapidari ceremonial i ditëve aktuale i ngritur në fund vitet 60' përfaqëson promemorie ndaj 404 dëshmorëve të Skraparit para, gjatë dhe pasçlirimit.
Pas 1944 një rëndësi historike mbartën edhe ngritjet e busteve promemoriale në Skrapar. Kështu, në vendin ku dhe aktualisht ndodhet Lulishtja kryesore në Çorovodë (quajtur tanimë me reformën administrative territoriale si kryeqëndra e Bashkisë Skrapar) u vendos busti i Heroit të Popullit Riza Cerova. Në buste të ndryshme po ashtu u skalitën edhe figurat e zëshme të Skraparit Heroik si Heroi i Popullit Zylyftar Veleshnja, Heroi i Popullit Estref Caka si dhe busti për Nderin e Kombit Kahreman Ylli.
Ndërsa pas viteve 2000 u ngritën 3 lapidarë të rinj sië ishte Monumenti i Çlirimit të Rrethit 5 shtator 1942 që ndodhet në qendër të sheshit kryesor në Çorovodë, Lapidari kushtuar Dëshmorëve të të gjitha Kohërave në Potom si edhe Lapidari i kushtuar masakrave naziste në Vlushë dhe Krushovë.
©Corovoda On Line