Koordinata X: Pas Clirimit te Corovodes ne 1942 edhe tre operacione armike per te ripushtuar Skraparin. Demet -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X: Pas Clirimit te Corovodes ne 1942 edhe tre operacione armike per te ripushtuar Skraparin. Demet

Fatjon Kaloci
8.9.12
Pas 5 shtatorit 1942 i sigurte mbeti ne fakt vetem Clirimi i Corovodes pasi ne zonat e tjera betejat vijuan pas egersise se armikut dhe reagimit me te forte te tij. Corovoda On Line ne kuader te postimeve qe perkojne me vitin jubilar te 70 Vjetorit te Clirimit te Corovodes publikon te selektuar disa informacione te shkeputura nga arkivi i madh i Corovoda On Line lidhur me 3 operacionet me te medha pas 5 shtatorit 1942 qe u ndermorren nga armiqte ndaj Skraparit. Duke qene se Skrapari ishte zona e vetme ne Shqiperi e cliruar 2 vjet perpara clirimit te vendit pra ne 1942, pikerisht per kete shkak ai u be target me primar i kunder reagimit armik duke u bere objekt i goditjeve armike. Por pas 1942 te pakten 3 ishin operacionet e medha qe synuan te ripushtonin Skraparin. 2 nga keto operacione u ndermorren nga nazistet gjermane ndersa nje i trete u ndermorr nga forcat e Ballit kombetar. Te gjitha keto operacione pervec betjave te pergjakshme sollen edhe deme te tjera ne Skrapar. Keshtu gjate ketyre operacioneve ne Skrapar u dogjen 56 fshatra. Brenda tyre u dogjen 374 shtepi dhe 233 objekte ekonomike, shkolla etj. Per evidentimin e ketyre demeve ne analet e historise se Skraparit citohet se u ngrit nje brigade me specialiste ndertimi e cila filloi punen menjehere per ndertimin e tyre.
©Corovoda On Line / IMAZHI NE BASHKENGJITJE ESHTE NJE IMAZH I RRALLE I 1942 ARKIV