Koordinata X: Riza Cerova. Jeta: Imazhi per here te pare ne Blog: Fotoja e 1935 e trupit te vrare te Heroit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Riza Cerova. Jeta: Imazhi per here te pare ne Blog: Fotoja e 1935 e trupit te vrare te Heroit

Fatjon Kaloci
11.9.12
Corovoda On Line ne nje tjeter ndalese ne kuader te nje maratone shkrimesh me muajin shtator te ketij jubileu te Corovodes, ne 70 vjet Clirim. Ne Koordinata X nje hulumtim i pergjithshem mbi figuren e Riza Cerova Heroit te Popullit. Ne vijim ne publikojme edhe disa imazhe per te paren here ne blogun tone. Riza Cerova lindi ne 28 janar 1896 ne nje familje te varfer skraparase. Prinderit e tij Musa dhe Zylkade Cerova ndikuan fuqishem ne formimin atdhetar te Rizait me dashurine per Atdheun. Ne 1903 Riza Cerova me vellain e tij Ali Ceroven shkuan pas te atit ne Turqi e Greqi. U kthyen ne Shqiperi ne 1910. Riza Cerova vijon shkollen shqipe te Korces, ndersa ne Berat studimet vijuan ne shkollen Babe Dude Karbunara dhe Shazie Bakiu. Ne 1911 merr pjese ne cetat patritike te Tajar Vendreshes, Ali Farmaqi, Sulejman Spathares etj. Ne dhjetor 1912 Riza dhe Ali Cerova moren pjese ne radhet e forcave vullnetare te Skraparit ne luftime kunder grekeve ne betejat e Qafes se Martes, Kokojkes (Frasher), Qafes se Kazanit, Taronines, Tendes se Qypit e Qafes se Sofiut, ku Riza Cerova u plagos. Ne 1919 Ne Komitetin e Shpetimit Kombetar te Skraparit Kryesia perbehej nga:
Hysen Zaloshnja (kryetar)
Maliq Vlusha (anetar)
Riza Cerova (anetar)
Ali Koprencka (anetar)
Servet Zaloshnja (anetar)
Sinan Ylli (anetar)
Pasho Hysi (anetar)
Avni Kapinova (anetar)
Ne 1920 Riza Cerova me 300 forca te Skraparit shkoi ne mbrojtje te Kongresit te Lushnjes. U emerua oficer i ushtrise shqiptare. Mori pjese aktive ne Luften e Vlores, bashke me patriote vullnetare nga gjithe Skrapari dhe zhvilloi luftime ne Permet, Leskovik, Tepelene e Vlore
Ne vitet 1920 – 1924 Riza Cerova zhvilloi aktivitetin patriotik ne Vlore, Gjirokaster, Elbasan, Mirdite, Berat, Diber e Kosove. Ne 1922 gazeta “Drita e Atdheut” shkruan: “Per kete energji te pashembullt dhe per kete sukses te famshem qe meriton cdo lavderim dhe mburrje, pergezojme trimin e ri, kapitenin Riza Cerova”. Ne vitin 1923 Rizai behet anetar i Shoqerise “Bashkimi”. Ai beri betimin para Avni Rustemit dhe seksionit te “Bashkimit” per Tiranen. Gjate revolucionit demokratik te Qershorit 1924, Riza Cerova ishte protagonisti kryesor per organizimin dhe veprimet konkrete te saj me patriote skraparas si Muco Kapinova, Pasho Hysi, Avni Kapinova, Riza Vala, Sulejman Qafa, Nuri Vlusha, Sinan Leshnja etj.
Deshtimi i Revolucionit Demokratik te Qershorit beri qe Riza Cerova te qendroje i arratisur ne Skrapar dhe Elbasan dhe me 2 shkurt 1925 shkoi ne Greqi.
Ne 1926 ai i shkruan nje leter nenes se tij. Me pas ai ishte nje nder iniciatoret per krijimin e KONARE dhe me vone i Komitetit te Clirimit Nacional. Ne shtypin e kohes Riza cerova ka publikuar disa artikuj ne gazeta te tilla si:
Kuvendi – Ital 1911 – 1919
Drita – Gjirokaster 1920 – 1921
Populli – 1923 – 1924
Republika – Shtetet e Bashkuara te Amerikes 1926
Idealisti – Shtetet e Bashkuara te Amerikes 1926
Federacioni Ballkanik – Austri, Gjermani – 1927 – 1934
Shqiperia e Re – Rumani 1926 – 1934
Liria Kombetare – Zvicer 1935
Pseudonimet qe perdorte ne shtypin e kohes me kryesoret ishin “R”, “R.C” “Ali Riza Cerova”, “Musa Kasapi” 1924, “E verteta”, “Ushtima e Tomorrit”, “Qafa e Sofiut”, “Tomorri”, “Skraparasi”, “S”, Hoxha inganxhi”, “L malarik”. Mori pjese ne shoqerite dhe partitet politike si “Partia Popullore”, Shoqeria Bashkimi, MPOR, Partia Komuniste Greke, Partia Komuniste Gjermane, Organizata e Clirimit Nacional.
Gjate emigrimit ne vende te ndryshme ai ka punuar ne keto shtete si Greqi, Belgjike, Gjermani, Austri, Bullgari, Rumani, Iran, Pakistan, Arabi, Rusi, Kine (rajoni i Mancuri) dhe Indi.
Ne 1935 merr pjese aktivisht ne kryengritjen e Fierit. Qeveria e Zogut mori hakmarrje ndaj atyre qe kishin marre pjese ne Levizjen e Fierit. Vritet ne 22 gusht 1935 dhe Corovoda On Line publikon nje imazh te casteve te nje dite me vone te trupit te vrare te Riza Ceroves.
Riza Cerova vdiq keshtu ne moshen 39 Vjecare. Heroi i Popullit la pas bashkeshorten Ruze Cerova si dhe 2 femijet Tomorr Cerova dhe Drita Cerova.
©Corovoda On Line