Koordinata X: Skrapari i viteve 1900 - Demografia sipas Antonio Baldacci **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Skrapari i viteve 1900 - Demografia sipas Antonio Baldacci

Fatjon Kaloci
2.9.12
Corovoda On Line vijon publikimin e te dhënave historike ndër vite mbi Skraparin. Koordinata X ndalet në këtë postim në disa të dhëna interesante të Popullisisë së Skraparit të vitit 1900 sipas studiuesit të njohur Antonio Baldacci. Sipas këtyre të dhënave, duke kujtuar se në vitin 1900 krahina e Skraparit ishte e ndarë në dy Kaza, në Kazajën e Skraparit dhe në Kazajën e Tomorricës. Në Demografinë e asaj kohe vetëm Kazaja e Skraparit në vitin 1900 kishte 11 802 banorë nga të cilët 6 138 ishin meshkuj ndërsa 5 664 ishin femra. Sipas Antonio Baldacci e gjithë Kazaja e Skraparit kishte 372 banorë që i përkisnin besimit Kristian, (reciprokisht 193 meshkuj dhe 179 femra) ndërsa 11 430 banorë të kësaj kazaje ishin të besimit Mysliman (reciprokisht 5 945 meshkuj dhe 5 485 femra). Një tjetër Kaza e zonës sonë në vitin 1900 ishte Kazaja e Tomorricës. Sipas të dhënave demografike të viteve 1900 të Antonio Baldacci Kazaja e Tomorricës numëronte një popullsi në 7 641 banorë (reciprokisht 4 064 meshkuj dhe 3 577 femra). Në këtë Kaza të gjithë banorët i përkisnin besimit Mysliman ndërsa nuk numerohej asnjë banor me besim tjetër.
©Corovoda On Line
       
         
close