Jeni duke ndjekur materiale te perzgjedhura te arkivit te Corovoda On Line mbi ato qe mbase ende nuk i dini rreth gjenezes Skrapar. Ne materialin ne bashkengjitje do te ndalim ne vitin 1916 - 1918. Materiali qe ofrojme ne bashkengjitje per here te pare u publikua ne Dielli i Tomorrit. Ai eshte nje fragmentizim marre nga libri i autorit Viktor Bakillari nen titullin "Visare te Skraparit". Publikohet fale kooperimit qe Corovoda On Line ka me redaksionalen e Dielli i Tomorrit.
Më 16 mars 1916, austro-hungarezët, dy muaj pasi kishin hyrë në Shqipëri, filluan regjistrimin e popullsisë. Këto statistika shumë të rëndësishme përfunduan në fund të shtatorit 1918. Të dhënat i bëri publike një nëpunës i lartë austriak me detyrën e kryetarit të Zyrës së Statistikës i quajtur Franc Zajner. Në të dhënat e z. Zajner Skraparin e ndeshim të shkruar: SHKRA PAR (nga ndikimi i gjermanishtes: S+K lexohet Shk). Kur numërimi i popullsisë kishte përfunduar në të gjithë pjesën e Shqipërisë së pushtuar nga Austriakët, për rrethet Berat, Fier, Lushnje dhe Skrapar ndodhi diçka krejt e papritur dhe e pahijshme. Një oficer sllav, pa kurrfarë arsye dogji krejt materialin e mbledhur; kështu që për tre zonat e para u përdor materiali i përkohshëm i vitit 1916, ndërsa për Skraparin z. Zajner thotë se iu desh që të udhëtonte vetë në vitin 1916, kështu që për të nxjerrë statistikat e popullsisë së Skraparit atij iu desh të përdorte atë numër popullsie që mundi të bashkonte vet mes hamendjesh. Z. Zajner pasi evidenton krahinat sipas dendësisë dhe sipërfaqes kur flet për Skraparin thotë se në Epir më pak banorë për km2 kanë bjeshkët e Shkraparit (17). Dëmi i shkaktuar nga oficeri sllav qe jashtëzakonisht i madh për rrethin e Skraparit. Në informacionin e mbledhur kishte të dhëna mjaft interesante për çdo fshat, mëhallë e lagje deri dhe në mbiemrat e çdo fshati. Zajneri na jep edhe këtë shënim në gjuhën gjermane: Për shkak se fronti i luftës ishte shumë afër qe pamundur të bëhej regjistrimi i popullsisë. Nga komuna Deshnicë, e cila ishte për një kohë të shkurtër nën sundimin e ushtrisë austriake, nuk ekziston një listë katundesh. Për Skraparin autori i sipërpërmendur na jep këto të dhëna: Nr rendor 24, rrethi Shkrapari; km 1160; dendësi/km2 17; numri i banorëve 20000 të besimit mysliman. Shqipëria administrativisht ka qenë ndarë në komuna dhe në bashki. Krahina përfshinte një shumicë katundesh dhe ishte nën sundimin e një Komune (Mydirie, Primari), e cila ishte organ ekzekutues i qeverisë. Shumë komuna (krahina) me gjithë bashkitë e qyteteve përbënin një Kaza
(Nënprefekturë) dhe shumë kaza së bashku përbënin një Sanxhak (Prefekturë). Në vitin 1918 Franc Zajneri nxjerr librin Lista e emrave të vendeve të Shqipërisë. Në këtë vit (1918) Nënprefektura e Skraparit (në origjinal Kreisbehoerde (Unterpraefektur SHKRAPARI)) përbëhej nga tre Komuna (Mydirjete) në origjinal Landgemeinde me gjithsej 79 fshatra. Këto tri Komuna ishin: Gjerbësi me 30 fshatra, Kërpica me 22 fshatra, Vlusha me 27 fshatra. Lista që ka paraqitur Franc Zajneri është si më poshtë vijon: (Po e riprodhojmë me kujdes sipas drejtshkrimit të z. Zajner, i cili vet pati shprehur se ishte treguar shumë i kujdesshëm në riprodhimin e emrave duke pyetur me kujdes banorë të zonës).

NËNPREFEKTURA E SKRAPARIT
Komuna (Mydirjeti, Krahina) GJERBËS
Barçi, Çorotata, Gostencka, Bersaka, Floqi, Gradeci, Borani, Gjerbësi, Gremshi, Çerica, Gjogovica, Greva, Gurrazezi, Leskova, Straficka, Kapinova, Melova, Turbehova, Kovaçani, Përrenjasi, Ujaniku, Krushova, Postena, Vishani, Kuçi, Réhova, Zaloshnja, Leshnja, Shpatani, Zhepa
Komuna (Mydirjeti, Krahina) KËRPICË
Armenj, Duncka, Shemberdhenji i poshtërm, Brasniku, Kërpica, Shëmitra, Bregasi, Kotka, Sotira, Dardha, Kushova, Sqimari, Delveni, Lemnusha, Ternova, Dobreni i poshtërm, Narta, Trebla, Dobreni i sipërm, Patosi, Dumberasi, Romasi
Komuna (Mydirjeti, Krahina) VLUSHË
Backa , Kalanjasi , Radëshi , Çerenishti , Koprencka , Selani , Dobrusha , Melcka , Staravecka , Girmenj , Mollasi , Strezia , Gjorgjova , Nikollara , Vëlusha , Grabocka , Osoja , Vërzhezha , Gradeci , Panariti , Viseshta , Helmësi , Potomi , Visocka , Kakruka , Qafa , Zhabani
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit