Koordinata X: Skrapari i vitit 1923 Ja rregjistrimi i popullsise se atij viti Skrapari perbehej nga Qendra, Tomorrica dhe Koprencka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Skrapari i vitit 1923 Ja rregjistrimi i popullsise se atij viti Skrapari perbehej nga Qendra, Tomorrica dhe Koprencka

Fatjon Kaloci
7.9.12
Vijon nje seri publikimesh online e te dhenave historike rreth Skraparit qe Corovoda On Line eshte e vetmja qe i trasmeton ato elektronikisht nen klasifikimin Muzeal referuar rubrikes Koordinata X. Mbetemi i vetmi blog me interaktiv lokal dhe klikimet tuaja e tregojne me se miri. Eshte viti Jubilar i 70 vjetorit te Clirimit te Corovodes dhe ne emetojme vlerat lokale nder vite edhe ne postimin vijues referuar 1923.
Në vitin 1923 si rezultat i një pune serioze u plotësua një nevojë e kahershme dhe shumë e madhe lidhur me regjistrimin dhe ndarjen administrative të popullsisë së Shqipërisë jo nga të huajt por nga vet Shqiptarët. Ky libër titullohej SHQIPRIA MË 1923 dhe ka për autor Shefin e Sek. II. në Minis. P. Mbrendshme T. Selenicën. Në këtë libër gjejmë ndarjen administrative, popullsinë dhe radhitjen alfabetike të prefekturave dhe nënndarjeve të tyre. Kjo është e para statistikë serioze shtetërore e regjistruar në vend. Për t’i qëndruar besnik temës, nga libri në fjalë nxorëm vetëm çka lidhej me Skraparin. Shqipëria në vitin 1923 kishte një sipërfaqe prej 27,539.10 km2. një popullsi prej 803959 frymësh dhe ndahej në 9 prefektura, 31 nënprefektura, 80 krahina, 2538 katunde, 143065 shtëpi dhe popullsia për çdo km2 ishte 29 banorë.
Skrapari në vitin 1923 ishte nënprefekturë dhe kishte këto të dhëna:
Nr. Rendor: 34,
Nënprefektura: Skrapar
Nr. i krahinave: 2,
Nr.i katundeve: 98,
Nr. i shtëpive: 2 886,
Myslimane: 14 837
Banore total: 14 837 

Skrapari ishte nënprefekturë e Beratit dhe përbëhej:
Nënprefektura, Katunde, Shtëpi, Frymë(Banorë)
Rrethi e Qendrës, 31 katunde, 986 shtepi, 5073 banore
Krahina e Tomorricës, 37 katunde, 948 shtepi, 5283 banore
Krahina e Koprënckës, 30 katunde, 952 shtepi , 4481 banore
Gjithesej ne gjithe Skraparin e asajkohe kishte, 98 katunde, 2886 shtepi dhe 14837 banore
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit
       
         
close