Pas 5 Shtatorit: Televizionet moderojne planet e xhiruara ne Skrapar. Pjesemarrja gjate mitingut e ulet. Temperaturat shkak apo ... ? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pas 5 Shtatorit: Televizionet moderojne planet e xhiruara ne Skrapar. Pjesemarrja gjate mitingut e ulet. Temperaturat shkak apo ... ?

Fatjon Kaloci
7.9.12
2 dite pasi Corovoda festoi 70 vjetorin e Clirimit te saj, ekrane dhe skerma te njohur ne Shqiperi kane dhene kroniken respektive te ketij aktiviteti. Por ndonse ne eventet e organizuara pati prani numerike te njerezve, gjate mitingut ne Sheshin e Corovodes nuk u vu re pjesemarrje e larte. Kjo limitonte edhe kamerat e atashuara per te mbuluar kete event te cungonin planet e trasmetimit nga pjesemarrja ne shesh ku edhe me sy te lire dalloheshin hapesira te medha qe tregonin mos prani numerike. Ky mendohet se ka qene shkaku qe disa media e kane pasqyruar kroniken permbledhese te lajmit te shoqeruar me montim sekuencash duke e gershetuar edhe me Homazhet ne Varrezat e Deshmoreve ne Corovode, ndersa ne videon bashkengjitur shfaqen vetem eksponente te tribunes duke folur pa mbuluar pjesemarrjen ne shesh. Pertej nxehtesise se dites se temperaturave lokale kjo dite ne fakt qe me heret kishte nisur me polemika lidhur me disa detaje organizative, si mos berja e sakte e ftesave per eventin, atribuimi i disa titujve nderi qe sipas pjesemarresve duhet te ishin me te perzgjedhur por qofte edhe nga fakti se asnje drejtues i larte i Tiranes Zyrtare nuk ishte ne kete event. Gjithashtu besohet se prania e eksponenteve politike vetem te nje subjekti sikunderse pritej politizoi edhe ne imazh kete feste duke bere qe gjate diskutimeve banoret te largoheshin drejt lokaleve apo bareve. Ilaritete te tipit "me shume pjesemarres kishte ne tribune sesa ne shesh" degjoheshin mes grupeve te njerezve, por kjo ishte me teper e humorit spontan teksa kujtonin sesi vite me pare sheshi ishte plot dikur pasi realisht kishte pjesemarrje edhe kete vit por jo aq sa sheshi te mbushej. Kete e vertetojne edhe imazhet e videos ne bashkengjitje ku News 24 referon kroniken por per asnje moment nuk fokusohet kamera tek pjesemarresit ne shesh.