Blogeri i ResPublica Mustafa Nano rikthen formatin Déjà vu’ por kete here ne ekranin e rrjetit televiziv radiofonik Ora News. Formati i sukseshem i dy viteve me pare ne Top Channel me te njejten emer mendohet se do te kete po te njejten kornize. Te ftuar, fotoimazhe dhe pyetje pikante do te jene 3 elementet me primar ndersa te ftuar personalitete te ndryshme. Ne nje tjeter ekran, Planet Tv starton po kete vjeshte formati i moderatorit Roland Qafoku. Per kete sezon puntata e pare do ti referohet zhvillimeve me te fundit qe zgjojne interes kombetar sic eshte edhe tema e “Sherbimit Informativ Shqiptar” pas ndryshimeve te veres 2012 te kreut te ketij institucioni. Edhe sezoni i meparshem ishte i sukseshem per Arenen por jo vetem. Edhe “Intervista” nje format tjeter i drejtuar nga Roland Qafoku do te jete ne te njejtin skerm. Mustafa Nano dhe Roland Qafoku nuk jane thjesht emrat e njohur te Skraparit te origjines, ata jane prej vitesh ikona tashme te mediapreseve te ndryshme ne Shqiperi, ne median e shkruar, ate elektronike dhe televizive.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line