Skrapar: Aleanca Kuq e Zi zyrtarizon strukturat Deri tani anetaresia ne 500 Gjate Muajit AK Miting -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapar: Aleanca Kuq e Zi zyrtarizon strukturat Deri tani anetaresia ne 500 Gjate Muajit AK Miting

Fatjon Kaloci
9.9.12
Permes nje kontakti te Corovoda On Line me Drejtuesin e Aleanca Kuq e Zi, Dega Skrapar M.Shallari mesohet se ky subjekt tashme ka te krijuara ne te gjithe Skraparin strukturat drejtuese.Vetem ne pak dite numri i anetaresise ne gjithe Skraparin sipas raportit ka shkuar ne afro 500 anetare dhe ky numer vijon te shtohet citon raporti. Forca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiu duket se po gjen nje miratim te shpejte edhe ne Skrapar. Sipas Koordinatorit te ketij subjekti ne Skrapar tashme jane te ngritura te gjitha strukturat e ketij subjekti ne cdo komune dhe bashki. Raporti citoi se eshte zgjedhur Sekretari i Pergjitheshem ne Corovode, Koordinatori i Policanit, Kryesia dhe pritet qe brenda muajit te hapet Zyra Lokale e ketij Subjekti ne Corovode. Po ashtu jane zgjedhur edhe Kryetaret e Aleances Kuq e Zi ne te 8 komunat e Skraparit si dhe koordinatoret e cdo fshati. Ende nuk mund te thuhet me saktesi nje date por gjate ketij muaji shtator sipas te gjitha gjasave, Aleanca Kuq e Zi permes nje mitingu ne Corovode do te percjell me fort mesazhin politik te ketij subjekti.
©Corovoda On Line