Topi i merr "Frymen" Oketes. Bamir Topi zyrtarisht ne FRD. Nje hov i ri, por te pakten sfondi duhet ndryshuar Ja Foto Gag e websitit te FRD **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Topi i merr "Frymen" Oketes. Bamir Topi zyrtarisht ne FRD. Nje hov i ri, por te pakten sfondi duhet ndryshuar Ja Foto Gag e websitit te FRD

Fatjon Kaloci
7.9.12
Ish Presidenti i Shqiperise Bamir Topi do ti bashkohet zyrtarisht partise Fryma e Re Demokratike. Sipas njoftimit te bere nga FRD thuhet se pas aktivitetit te se premtes 7 shtator 2012 do te merret nje vendim. Besohet se Topi do te drejtoj partine e re duke u bere keshtu Kryetari i Frymes se Re Demokratike nje subjekt i djathte reformator. Ne tekst te publikuar nga rrjeti social i Frd, thuhet:
Ditën e premte, datë 07 Shtator  2012, ora 10.30, grupi nismëtar i FRD-së pret në selinë qendrore të Frymës  së Re Demokratike ish-presidentin e vendit, Z. Bamir Topi.
Z. Topi vjen për të zyrtarizuar përgjigjen ndaj ftesës së grupit nismëtar për t’iu bashkëngjitur kësaj partie, ftesë e bërë në takimin informal mes Grupit Nismëtar dhe zotit Topi në fillim të muajit Gusht.
Grupi Nismëtar si rezultat i një sërë takimesh dhe konsultimesh me anëtarë dhe simpatizantë të FRD-së ka marrë një vendim politik, vendim që do të bëhet i ditur në aktivitetin e ditës së premte.
Aktiviteti do të pasohet nga një konferencë për shtyp.

FRD deri ne keto caste eshte drejtuar nga Gazmend Oketa. Ne websitin zyrtar te ketij subjekti nuk thuhet ende asgje, por corovoda on line duke monitoruar websitin ne fjale (edhe nen nje ton humori) bashkengjitur ketij shkrimi paraqet edhe nje imazh pak te sikletshem ku ne plan duket Gazment Oketa ndersa sfondi ne te majten tuaj jep nje "abstraksion vizual" qe ne shkrimin me titull(kliko mni titull per te pare versionin origjinal) Fryma e Re Demokratike nuk do të bëjë aleancë as me PS-në, as më PD-në"urojme" qe imazhi ne sfond te mos coj ne aleate apstrakt si fotoja me disa duar qe ne nje kendveshtrim mund te duken "sikur kapin edhe dicka qe nuk duhet kapur". Gjithesesi pertej humorit, zhvillimet priten mesdites se kesaj te premte 7 shtator 2012.
©Corovoda On Line