Corovode: Prag Zgjedhjet rrisin numrin e te punesuarve ne Corovode. Investimi: Te pakten 300 punonjes te rinj **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Prag Zgjedhjet rrisin numrin e te punesuarve ne Corovode. Investimi: Te pakten 300 punonjes te rinj

Fatjon Kaloci
10.1.13
Pritet te konkretizohet pas 2 muajsh nje investim ne prodhimin fason ne Corovode.  Sipas Corovoda On Line permes reporteve prane nje investitori, ne se paku 2 muajt e ardhshem pritet te konkretizohet nje nisme ne qytetin e Corovodes. Ndonse aludohet se nisma do te kete karakter politik ky vijon te mbetet nje aludim ndersa nje industri fason permes nje prodhuesi do te hap prane NenStacionit Elektrik ne Corovode veprimtarine nje investitor i njohur lokal. Sipas raporteve rreth 300 do te jene te punesuarit prane ketij supjekti prodhues, ndersa prej disa ditesh eshte marre leja per sheshimin e nje trualli ne vendndodhjen ne fjale. Besohet se fillimisht kjo nisme do te operoj ne prodhimin e kepucarise. Ndonse te paket ata qe e shprehin me ze, nisma ne fjale per shume banore konsiderohet si simultante e nje prag fushate zgjedhore te nje subjekti politik ne zgjedhjet e 2013. Gjithesesi me e rendesishmja mbetet objektivi qe thuhet paraprakisht ai i punesimit te rreth 300 punonjesve. Me heret nje punesim masiv i banoreve te Skraparit ka qene teper i lakuar ne vitin elektoral lokal te 2011 ndersa me qindra persona u punesuan prane Kombinatit Mekanik Ushtarak ne Polican. Raporti nuk citon personin e kontaktit per aplikimet per pune. Por ne kete mision Corovoda On Line per tju ardhur ne ndihme komunitetit te interesuar do te jap ne muajt vijues me teper detaje.
©Corovoda On Line