E paimagjinueshme: Corovode brenda 2 viteve rreth 1000 jane larguar. Zbret shifra zyrtare ne 6 300 banore -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

E paimagjinueshme: Corovode brenda 2 viteve rreth 1000 jane larguar. Zbret shifra zyrtare ne 6 300 banore

Fatjon Kaloci
17.2.13
Ndersa ne fillimin e 2011 ne Corovode numeroheshin zyrtarisht rreth 7 200 banore, qyteti i vogel vetem brenda 2 vjeteve shteron dita dites. Me qindra banore kane crregjistruar vendbanimin e tyre nga qyteti ndersa askush nuk analizon keto faktore demografik prej te cileve varet edhe jeta komunitare ne Corovode. Sipas Corovoda On Line ne nje update te fundit te bere nga Tirana Zyrtare mbi popullsine sipas qendrave te banimit ne Corovode figurojne me se fundmi rreth 6 300 banore (shifra e perafert). Por me e keqja vetem nga ky fakt rezulton se Corovoda po mbetet nje qytet pa femijeri. Sipas informacionit te rezervuar nga keta 6 300 banore ne total rreth 5 050 figurojne mazhorene. Cka e thene ndryshe poshte 18 vjec ne Corovode figurojne deri ne 1 shkurt 2013 me pak se 1 400 femije. Politika apo me mire mos politika e mire ndaj ketij faktori e bere ne Corovode duket se eshte fajtorja kryesore kur shifra te tilla largimesh qe i afrohen atyre me tre zero nuk jane pare ne 5 vite. Corovoda po behet aktualisht strehe e vetmimtareve kryesisht moshe e mesme dhe te moshuar ndersa mendimet intelektuale te cilat mund te hapnin horizonte per joshjen e te rinjve per te qendruar ne Corovode zymtohen dita dites me kritere politike. Shifra ne rreth 1 000 inkludon edhe personat qe jane ndare nga jeta ne keto dy vjet, nje numer qe per momentin Corovoda On Line nuk e ka si statistike por qe mendohet se per dy vjet numri i personave qe kane humbur jeten dhe per rrjedhoje jane crregjistruar ne Corovode shkon ne 85 - 95 persona. Me shume alarmi bie dhe degjohet permes reagimeve te Corovoda On Line ne Gjithe Corovoden pasi tashme jemi kthyer ne te vetmin trasmetues lokal ku referohen dinamikat e te pathenave ne Corovode. Ne interaksion vijoni te ndiqni Corovoda On Line (sipas kritereve te rregullores sone) edhe ne Facebook me per me shume info te tjera.
©Corovoda On Line / Imazhi:arkiv Corovoda e vitit 1970