Nje ngjarje u rregjistrua oret e para te mengjesit te sotem e enjte 7 mars 2013 ne Corovode ne daljen perendimore te lagjes Clirim. Me dhjetra njerez raportuan ne ato caste shkeputjen e nje segmenti shtese te tipit pasarele qe bashkonte uren e Madhe ne Corovode me skajet e saj. Nje mjet i rende tip kamion me ngarkese ishte duke kaluar ne pjesen ne fjale nje konstruksion metalik dhe derrasa druri, kur perfundoi ne kembezat e ures ekzistuese. Nuk u raportua asnje viktime fatmiresisht dhe brenda pak castesh dhjetra qytetare kurioze u afruan ne vendngjarje.
Ndonse ende nuk jane zbardhur detajet mbi arsye te mundshme besohet se amortizimi i kesaj shtojce pasarele si dhe aludimi per vjedhje te elementeve metalike per ti shitur per skrap jane dy nder hipotezat e para. Ne te dyja skajet e ures prej vitesh mungojne tabelat e tonazhit te lejueshem. Pjesa tip pasarele eshte ndertuar pas rreshjeve historike per Corovoden te 2005 - 2006 nga ku u demtua ky segment.
Segmenti ne fjale paralizon keshtu komunikimin automobilistik te Corovodes me Sharoven, Liqedhin Grepcken etj. Mesohet se Mjeti trasportonte material inert dhe se i perkiste nje firme qe operon ne nje investim publik rrugor ne Skrapar. Foto te ketyre momenteve u shperndane ne rrjet menjehere pas ketij lajmi.
©Corovoda On Line / foto kortezi Ahmet Ceta