Greqi. Shqiptari "rremben" cmimin e pare. Per te tretin vit "Tris" Kapelja e Arte 2013 per 31 vjecarin shqiptar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Greqi. Shqiptari "rremben" cmimin e pare. Per te tretin vit "Tris" Kapelja e Arte 2013 per 31 vjecarin shqiptar

Fatjon Kaloci
18.3.13
"Kapelja e Artë", një event i përvitshëm mbi Gastronominë Moderne që zhvillohet në Greqi konsiderohet si cmimi me i lartë per Kuzhinierët në shtetin fqinj. Javën që lam pas, në 11 mars ne Ceremoninë finale të edicionit 2013 të mbajtur ne Athine, Renato Mekolli do te shpallej fitues i cmimit te madh. Ne konkurim morren pjese 225 kandidatura pretenduese per titullin. Fillimisht, Mekolli u seleksionua ne 20 me te mire nga ku me pas do te fitonte Cmimin e Pare si "Kapelja e Arte 2013".  Kjo nuk eshte hera e pare ku 31 vjecari shqiptar i gezohet ketij cmimi. Mekolli, i lindur ne Fier por qe jeton dhe punon prej disa vitesh ne kryeqytetin grek Athine, e ka fituar te njejtin cmim edhe 2 edicione me pare. Vite me pare, si shume emigrante Mekolli do ta niste "jeten greke" fillimisht si pjatalares ne resorant ndersa u pikas nga nje Gastronom i njohur francez duke i sherbyer si shtyse per te vijuar ne Artin e Kuzhines. Aktualisht ai punon ne nje prej resoranteve me te njohur ne Athine.dhe ne shume artikuj te mediave nderkombetare qe flasin per te, kritika shpreh vleresime pozitive.
F.Kaloci
©Corovoda On Line