Ndonse ne linjen e saj Corovoda On Line eshte konceptuar si nje blog lokal kryesisht me qendrime kritike qe do te vijojne te eksistojne pavaresisht qendrimeve politike ne kete postim i referohemi nje informacioni jozyrtar sipas se cilit Bashkia Corovode (thekson raporti) pritet te vleresohet si nje nder qytetet bashki me te pastra ne vend. Corovoda On Line e ka publikuar kete info qe ne tetor te vitit 2012 por sipas lajmi mendohet se ne ditet e muajit mars do te behet vleresimi zyrtarisht i konkretizuar me nje ceremoni. Keshtu Bashkia Corovode do te vleresohet per nje pune te mire te bere ne sektorin e pastrimit. Brenda 2 viteve tashme mund te thuhet se dukuria e keqe e krijuar me pare kur mbetjet urbane, hidheshin ne shtratet e 2 lumenjve qe rrethojne Corovoden, tashme kjo dukuri nuk ekziston. Mbi te gjitha nje qytet i paster ku komuniteti vleresohet per shkallen e tij te emancipimit kolektiv per mjedisin qe na rrethon. Prej muajsh te shumte tashme koshet e mbeturinave gjenden ne cdo skaj me denduri te larte banoresh ne Corovode. Pastertia ne Corovoda ka qene prej vitesh por shpesh here me se shumti aktivitete te biznesit te vogel ne mungese te nje sherbimi zgjidhnin dikur te hidhnin mbeturina ne ujerat e lumenjve Osum dhe Corovoda. Mjedisi i paster i jep keshtu nje vleresim Bashkise Corovode dhe shpresojme qe komuniteti i Corovodes te perfitoj vetem vleresime pozitive ne cdo fushe pasi vertet i meriton.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line