Ne nje intervistete publikuar gjate javes qe kaloi ne portalin Zemra Shqipetare nje hapesire iu dedikua kengetarit Asllan Ibro, nje ze i njohur i gurres popullore te kenges skraparase. Ne nje interviste dhene per Xhevahir Cirongu gjate ketij muaji maj 2013 edhe Corovoda On Line (me kortezi per publikimin) kerkon te jete prane lexuesit duke e publikuar edhe ne brendi te blogut tone) Kortezi Xhevahir Cirongu Maj 2013. Ndiqni me poshte intervisten e plote:
Më lindi
nëna e më thinji flokët skena.
E kush
nuk e njeh Asllan Ibro nga Vëndresha e Skraparit…! Me zërin e tij aq të ëmbël,
të cilin edhe sot ndonëse me mosh të thyerë, e dëgjon kur ia merr këngës në
takime të ndryshme qofshin këto edhe spontane; thonë me krenari: ‘’E dëgjoni
atë zë bilbili që tingulli i këngës të ngroh shpirtin!? Ai është Asllan Ibro,
këngëtari skraparas që gjithë jetën e tij së bashku me zërin brilant të
këngëtarit u rrit dhe u thinjë nëpër skenat e festivaleve folklorike popullore.
…Dhe kjo
është më se e vërtetë si drita e diellit.
Asllani
ka lindur në vitin 1940. Për familjen e fisin Ibro kjo lindje ishte disi e
veçantë. E themi këtë, sepse djali i sapo ardhur në jetë po rritej me këngën e
bilbilave të dushkajave të fshati Vëndreshë në kodrat e Lipjanit sipër lagjes
të Ibrollarëve. Si fidan lisi rritej edhe Asllani. Vitet kalonin e shpërthenin
lastarët e tyre në trupin e këngëtarit të ardhshëm, sepse në odën e miqëve atje
kënga e vallja gjëmonte e dëgjohej gjer në Tomorr. Thirrja e emrit të Asllanit
atë ditë në lagjen e Ibrollarëve iu bashkangjit edhe kënga e gëzimit familjar.
Ishte foshnje e Asllani s’mund të fliste dot në atë kohë, por meloditë e
këngëve e të valleve i regjistroi në pentagramin e memories të çelsit të
heshtur muzikor. Vitet kalonin në shtegun e tyre, por edhe Asllani hidhte
shtatin e tij burrëror çdo ditë së bashku me këngën.
Takojmë pas kaq vitesh këngëtarin në një kafene të qytetit të Durrësit.
Kujtimet fluturojnë me cicërimën e zogjëve të dallandusheve nëpër vitet që ka
lënë pas. – Epo, gëzuar o Xhevo!,-
më thotë e takon gotën me mua Asllani. - Gëzuar qofshë edhe ti o këngëtari ynë, i them unë. Kishim vite pa u takuar,- vazhdoi bisedën ai, dhe mori përsëri gotën e
rakisë dhe thënë: ‘’- Një dolli shëndeti!Të jemi shëndoshë e gëzime paçim të
gjithë sa jemi këtu në tavolinë…! Pastaj më gjeti mua ortak dollie e vazhdoi
dy, tre, katër…gota shëndeti sipas traditës skraparase. Shokut në krahë i bie
me bërryl e ia merrin këngës me zë të ulët. Në lokal sa njerëz ishin
aty po dëgjonin këngën.
Kënga ,-
djepi i jetës dhe oksigjeni shpirtëror i shqiptarit.
Kur e
pyet Asllanin se kur ke dalë për herë të parë në skenë për të kënduar, ai të
përgjigjet me modesti: As vetë nuk e di!...Dhe vazhdon rrëfimin e tregimit duke
lundruar nëpër vitet e shkuara. Më kujtohet,- na thotë ai, se në ato vite të
hershme të vegjëlisë, kur dilnim sipër kodrës së Lipjanit të lagjes Ibro; te
vështroja lisat shekullorë e pemët e tjera të ngarkuara supeve me pjergulla që rrinin varur vilat e
rrushit si hoje mjalti, apo kur dëgjoje këngën e zogjëve, si të mos këndoja
edhe unë së bashku me shokët kur kullosnim qengjat e kecat në atë peizazh të
bukur frymëzimi natyror plot gjelbërim e lule! Aty shkoja edhe vetëm, por më
shpesh me shokun tim të fëmijërisë Sali Bregu. Këndonim e kërcenim duke u kapur
pas trungjeve të lisave e aty nën hijen e tyre ia merrnim këngës. Sa për iso
kishim cicërimat e zogjëve të pyllit e oshëtimën e lumit Osum.
Në kodrën
e Lipjanit- Vëndreshë.
A të
kujtohet kënga e parë që ke kënduar?
Si të
them! Fjala nënë e kënga e parë s’mund të harrohen aq lehtë. Ato ruhen në çdo
qelizë të trupit për gjatë gjithë jetës. Ne do largohemi nga kjo jetë, kurse
kënga e vallja mbetet e përjtshme në breza.Më kujtohet vallja ‘’Mollë e kuqe
plotë lule/dil i mblidhi moj nuse e re!...’’. Në këtë kohë Asllani ende si
kishte mbushur 17-18 vjet. Në vitet 1950 e në vazhdim,Asllani s’ju nda këngës
popullore. Ai ishte një aktivist i dalluar në aktivitetet artistike e kulturore
që zhvillonte shkolla me nxënsit. U bë
një aktivist i rregulli e pjestar i grupit kulturoroartistik të shkollës e të
rinisë në shkallë zone. Vërtet skena e parë u bë kodra e Lipjanit, por
profesionalitetin si këngëtar e vallëtar ia dhanë skenat e festivaleve lokale e
kombëtare që organizoheshin në shkallë
vendi në qytetet e Shqipërisë. Pra, ajo që të thashë pak më parë është vallja
që kam kënduar qysh në moshë 7-8 vjeç.Përveç
ambjentit rrethues, kush të ka nxitur që kënga të behej pjesë e jetës tuaj?!
-Sa për këtë,
më ke zënë ngusht. Janë shumë faktorë. Po u tregoj për mësuesin tim, e s’kam
arsyje ta fsheh. Atij ia detikoj sepse më jepte kurajo për të dalë para
publikut në skenë e unë të këndoja. Ishte tjetër kohë atëherë, sepse
mentalitetet e vjetra edhe të frenonin të ecje para. Dhe vazhdon duke na
treguar: - Emri i mësues Izet Kocorri është skalitur thellë në memorjen time.
Ai u emërua mësues në Spatharë. Ishte nga Konispoli i Sarandës. Kur erdhi
mësues aty kishte me vete edhe nënën e tija. Në atë kohë ishte i ri në moshë.
Me kalimin e viteve u lidh me një vajzë të fshatit Spatharë. Edhe ajo jetonte
me nënën e saj. I ati nuk jtonte. Kështu, me vajzën që e quanin Shariko
Zylyftari u martua e krijuan një familje të mrekullueshme. Izeti thoshte me
krenari sepse Skrapari më bëri me nënë të dytë,ndaj edhe nuk u largua nga
Skrapari e Spathara ku lindi, rriti dhe
arsimoi e edukoi fëmijë të mrekullueshëm në mes malesh skraparase në
vendlindjen e dytë të jetës së tij.
-Mikëpritja e Skraparasëve është disi e veçantë, do të thosha hyjnore,
në qoftëse më lejohet të shprehem kështu, - na thotë me krenari Asllan Ibro.
Kush ka punuar në Skrapar është ndjerë si në shtëpinë e vetë.
Me sa
dimë, në Skrapar përveç këngës traditocionale popullore këndohet edhe kënga
popullore e kultivuar. Ç’mund na thuash për këtë variacion kënge?
-Kam
shumë kujtime për të thënë,por juve po më ngacmoni me pyetjet tuaja që tani ato
janë shumëfishuar aq shumë, saqë s’mundë të shkruhen dot në një shkrim, sepse
mund të shkruani një libër të tërë e prapë janë pak. Do t’ju përmend vetëm disa
prej tyre. Kudo që shkonim nëpër fshatra e qëndra kooperative publiku i priste me kënaqësi grupet artistike e
kulturore; sidomos ato grupe të këngës tradicionale
folklorike popullore. Por, më vonë, krahas folklorit tradicional hynë edhe
veglat muzikore si fyejtë, firzamonika, klarineta me defin, pibzat etj. Në këtë
mënyrë vatrat e shtëpitë e cultures u bënë qëndra të vërteta në edukimin
atdhetar edhe me anën e këngës së përpunuar popullore.Kjo qe një revolucion që
i dha impulse të reja traditës së këngës popullore skraparase. Sot ajo këndohet
kudo nëpër Shqipëri e më gjerë. Të them të vërtetën Dule Malindi është kthyerë
në ikonë të kësaj kënge që rrokë zemrat shqiptare. Asllan Ibro flet pak për
vete e shumë për të tjerët.
Veshjet
me kostumet popullore kombëtare të krahinës, ia shtojnë edhe më shumë vlerat
grupeve që këndojnë këngën tradititcionale e atë të përpunuar popullore
skraparase. Shfaqe të tilla grupi që ka marrë pjesë edhe Asllani kanë dhënë
para publikut në fshatrat Vëndreshë, Therepel, Vërzhezhë, por edhe në Kajcë të
Përmetit. Me bashkimin e fshatrave në një qendër të vetme ekonomie, në vitin
1971 në 8 fshatra si: 3 Vëndreshat, Therepeli, Valë, Spatharë, Lavdar, Buzuq,
gama e shfaqeve të grupit folklorik të Vëndershës iu shtua intesiteti i
aktivitetit artistik duke u ngjitur
shpeshherë në skenat me këngën folklorike popullore para artdashësve. Krahas
punës e pushkës shqiptari se ka ndarë kurrë këngën e vallen, sepse ato kanë
qënë e janë pjesë e jetë. Pa këngë e
vallen jeta s’ka kuptim. Ato janë pjesë e oksigjenit shpirtëror të shqiptarit
në kohë të mirë e të keqe të trashëguar në shekuj.
Si e
ndjeni veten sot kur dëgjoni të inçizuara këngët në radio apo televizor pas kaq
vitesh?
-- Më
kujtohen ato vite e mallin e shuaj
sadopakë kur dëgjoj këngët që kam kënduar. Kujtoj me mall shokë e shoqet
e atyre viteve të rinisë e më vonë. I thonë një jetë të tërë , o mik!.. Kur
këndonim në qëndër të fshatit në shtëpinë e kulturës edhe gurët gëzoheshin e dëgjonin, e jo më
njerëzit! Pikërisht, kjo ndikoi që Asllan Ibro të njihej me shumë këngëtarë të
tjerë të zonës Vëndreshë. Si: Diafet Kushova,Skënder Duçellari, Dailan
Çela,Barje Hysi, Hurma Çela ,nga Spathara, Bajram Dervishi, nga Therepeli, etj.
Grupi folklorik i këngës popullore të Vëndreshës me interpretimin e tyre aq
fines, vallet karakteristike u bënë emër
në Skrapar e më gjerë në gjithë trevat shqiptare në ato vite. Në konkurimin e
vitit 1972 të këngës popullore, grupi i Vëndreshës mori flamurin e festivalit
folklorik të rrethit. Në skenën e festivalit u ngjit për të kënduar edhe Asllan
Ibro së bashku me Hekuran Mollën e Sali Bregun.
Pritësi i këngëve ishte Asllani. Që
nga ajo kohë e deri sa u nda nga jeta Hekurani, me atë kam kënduar shumë këngë
e valle. I dridhet zemra e loton Asllani për shokët e këngës që janë ndarë mga
jeta. Në video vendos një disk me këngë e dëgjojmë Hekuranin e Asllanin që
këndojnë vallen brilane skraparase ‘’Hapëm ca ara në male’’,valle dyshe
burrash.
Ju keni
kënduar shumë këngë, por ndonjë këngë patriotike a mund t’ju kujtohet?!...
-Po, po
më kujtohet kënga për Heroin e Popullit Riza Cerova. A mund t’ju them disa
vargje?! Dhe vazhdon të na tregojë edhe me këngë vargjet që ka kënduar.
‘’Në
Skrapar o Riza linde/ Në mjerim u rrite ti/ Trimi ynë Riza Cerova/Që s’të theu
asnjë stuhi/…
Porn ë
vitin 1972, - vazhdon rrëfimin e tij Asllani, kam kënduar edhe për dëshmorët e
Vëndreshës me Sali Bregun. I kam të freskta si tani vargjet e asaj kënge për
gjashtë dëshmorët e fshatit tonë. ‘’Një këngë do këndoj/ Do e marr me mall/
Gjashtë dëshmorë të Vëndreshës parë…/ etj.
Na
treguat se keni qënë nëpër festivale folklorike kombëtare. Ç’mund të na thoni
për këtë?
-Udhëtimi
im si këngëtar ka shkelur shkallët e skenave në podiumet folklorike në disa
prej tyre. Që nga viti 1973, 1978,1983,1988, kam qënë në Festivalet Folklorike
Kombëtare në Gjrokastër.Kurse në vitin 1995 në Berat.( Këtu s’po përmend me
dhjetra e djetra në skenat e këngës të festivaleve të rrethit).
A keni
marrë ndonjë vlerësim për kontributet tuaja në fushën e kulturës? Më
konkretisht si këngëtar?
- Ato
janë shumë, jo për mburrje, por më e rëndësishmja për mua janë këngët që kam
kënduar se sa vlerësimet e tjera. Unë e kam dashur dhe e dua artin e këngës që
ajo të këndohet edhe në brezat që do vinë më pasë. Kënga është thesari
shpirtëror i një populli,- na thotë Asllan Ibro. Meqënse vitet kanë bërë punën
e vetë, Asllani edhe në moshën 73 vjeçar si ndahet këngës. Sot ai është anëtar
i grupit të këngës folklorike popullore
‘’Riza Cerova’’ në Tiranë. Në vitin 2009 ka kënduar me Hekuran Mollën e Sulo
Piperi në Prizren. Po kështu, me Bajram Haxhillari kanë kënduar këngën për dëshmorin e kombit Astrit
Suli; djalin nga Luzaj të Berati që luftoi për çlirimin e Kosovës më 1999. Por
edhe për Vlushën heroike të Skraparit me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së
pavarsisë së Shqipërisë.(Tekstet janë tuajat o xhevo, më thotë duke më
falnderuar mua.)
Për
kontributet që ka dhënë në fushën e kulturës e sidomos si këngëtar, Asllan Ibro
është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medalien ‘’Naim Frashëri’’
të Klasit Parë. Edhe ne i urojmë jetë
të gjatë sa vetë kënga Skraparasit
Asllan Ibro.
©Corovoda On Line / Kortezi Xhevahir Cirongu
©Corovoda On Line / Kortezi Xhevahir Cirongu