Corovoda ne nje mengjes pa ty... Vera ne qytetin e Pikepyetjeve pa fund dhe shpreses qe kurre s'eshte shuar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda ne nje mengjes pa ty... Vera ne qytetin e Pikepyetjeve pa fund dhe shpreses qe kurre s'eshte shuar

Fatjon Kaloci
28.5.13
Nen Koment: Vera 2013 nuk ka shume vecanti ne qytetin e vogel te Corovodes, ku perditesia si ne dimer a vere, banoret i gjen thuajse njesoj perballe problemeve apo halleve te se perditshmes. Paraditja syte sikur pa dashur i hedh tek “te punesuarit” e administratave, dhe kjo me se e gjykueshme kur sheh paraditet e sheshit ne qender. Pasi keshtu merr me shume informacion mbi ndonje mundesi punesimi, zgjidhje te nje halli apo perse jo edhe ofrimit te nje kafeje nga ata qe firmosin diku per te tjere qe s’mundin. Mengjeset lindin thuajse njesoj me ate cfare mundet te kete terhequr vemendjen ne ekranet e Tiranes se larget, apo ndonje njoftimi qe mund te shfaqet ne nje kanal lokal qe kryesisht nepermejet arkiviva apo titrave terheq vemendje. Por mengjeset shpesh here lindin me dileme, vecanerisht kete vit 2013 ku “Te zgjedhesh lokalin ku mund te pish kafene e mengjesit” qe ne fillim te diete pikepyetjet lindin me ty. Simpatite apo antipatite politike, premtimet apo frikerat “e nje hapi te gabuar” apo mos deshires per te qene prane ndokujt me te cilin nuk ke shume pershtypje pozitive, per te mos permendur vemendjen totale ndaj ngjarjeve te dhimshme te jetes ne qytetin e vogel, me syte e kthyer neper shtylla apo vende ku afishohen te larguarit nga jeta dhe shume shpejt tek nisin pyetjet apo merzitjet e shume probleme si keto te cdo mengjesi ne qytetin e vogel. Nese nuk ke ardhur prej kohesh apo ke ardhur me nje makine qe “ne qytet nuk eshte pare” per pak minuta behesh V.I.P. i momentit. Themi i momentit sepse shume shpejt dikush apo cdo kush mund te pyes me te radhes pikepyetje: “Kush eshte ky? Kush e ka kete makine? Tek kush ka ardhur? Nga eshte?... per te arritur deri tek pikepyetja me e fundit per te gjetur nje pergjigje. Qyteti hermetik i pikepyetjeve mjaftohet shpesh me syrin qe ndonjehere e genjen pasi mjafton te shoh nje cift bashke dhe patjeter do kalosh ne te radhes dyshime: “Te jete fejuar ky/kjo?” pavaresisht faktit se mund te jeni thjesht miq, shok apo kusherinj por te jeni te sigurt gjithcka do te zbardhet me kohen e vet. Nese do te ndodhi nje ngjarje shume shpejt ajo do te merret pavaresisht rendesise se saj dhe thelbit ne eshte personale apo publike. Por si cdo stine verore ardhjet e emigranteve prane te afermeve te tyre ne vendlindje jane ato qe spikasin me shume. Ata dallohen lehte, nga veshja, makinat, aparatet e shtrenjte te celulareve apo kamera dhe aparate fotografike dhe shpesh here duket sikur shqetesojne nen ze banoret vendas qofte duke i pare ne ndonje kafe, ne menyren sesi porosisin kafen, ne menyren sesi flasin apo si vishen duke i dhene “sebep” nje qyteti ne pikepyetje per te shtyre kohen. Me shqipen e ndikuar nga vendi ku kane emigruar, nuk kuptohet nese flasin enkas per te t’u dukur qe jemi “te huaj” apo nga ndikimet e verteta gjuhesore. Me teper sesa thashethemet duket sikur ka nje te vertet per ata qe s’kane levizur nga ky qytet, shpesh ata krahesojne te djeshmen e ketyre familjeve me te sotmen. Por ne do te jesh aleat i mire i asaj se cfare mund te thuhet mepastaj per ty, mjafton te pershendesesh ndokend qe beson se njeh dhe te mos i tregosh shume per hallet e tua, sepse thjesht do te degjojne me respekt por nga ana tjeter hallet e tyre jane me te medha. Njerezit kane ikur por stoiket e vertet mbeten pensionistet apo te moshuarit. Ata i sheh me teper ne oret e para te mengjesit apo ne pas perendimin e diellit te nxehte. Edhe nese beson se s’te mbajne mend ata jane trashegimia me e mire e dokeve dhe adeteve te se djeshmes dhe ti takosh per pak minuta duket sikur i kthen vite me para tek te buzeqeshin apo ngacmojne me ate qe historiku i familjes origjine tende zgjon tek ta. Perendimi i diellit veror me se fundmi shton edhe frekuentuesit e sportit ne natyre. Problemet me kilogramet e tepert sidomos per mbi 40 vjecaret me se shumti, ata i ke ne ecje te shpejte sportive ndersa ne terrenin sportiv te Corovodes lutjet per te hapur deren e per te bere stervitje shpesh here nuk te duhen mjafton te kapercesh rrethimin e disa kangjellave me tel gabion. Me te vegjlit e shkollave te ketij prag qershori prej disa javesh nga prinderit pershkruhen sikur “ja kane varur shkolles”, shume tekste kane perfunduar faqen e fundit te tyre ndersa pertesa per te shkuar ne oret e mbetura deri ne fund te shkolles justifikohet me berjen e vetem dy a tre oreve maksimalisht per tju rikthyer xhirove me shoket e shoqet e klases dhe internetit qe i pret ne shtepi ndersa per lumin koha ende spo premton plazh por ai do te vij, akulloret jane deshmitaret me te mira te shpreses se tyre. Por kjo vere do te vonoj per shumicen e shqipetareve dhe padyshim edhe per Corovoden. Shiu i votave ka lagur te gjithe dhe pritet te mbaroj ne 23 qershor te pakten keshtu thuhet ndonse rezultatet gjithnje i kemi marre me vonese. Korriku do te lind keshtu me shpresa te reja por edhe me pikepyetje te reja mbase dhe me te shumta… Pse?!...
©Corovoda On Line