Humoristik, Satirik por fatkeqesisht problematik per shkak te natyres se personalizuar te kritikave sharjeve dhe ofezave ndaj personave te thjeshte ne Corovode apo ngjarjeve si dhe ne shume raste te nje fjalori te papershtatshem. Me heret sipas reagimeve te shumta ne komunitet lidhur me disa postime ne nje rrjet jo shume te njohur social, coroditen Corovoden. Postime shpesh here ofenduese qe nuk dihet nga vinin shfaqeshin ne nje llogari te quajtur thashethemexskraparcity. Faqja ne fjale ne te shumten e kohes eshte e veshtire per te patur akses pasi prej disa ditesh pasi Corovoda On Line u sinjalizua mbi kete fakt, llogaria ne fjale del e paaksesueshme. Raportet citojne natyren e postimeve te konceptuara ne pyetje dhe pergjigje qe ne te shumten e rasteve nuk shfaqnin emrin e postuesve apo te nickname dhe username te rrjetit Ask.fm ku hostohej ky profil. Raportet e 5 diteve me pare te mberritur ne Corovoda On Line na thane se faqja ne fjale hapet apo aktivizohet pas ores 21:00 te cdo dite, por gjate ketyre diteve ne nuk kemi mundur te shohim te hapur kete profil. Nje opsion i hapur ku cdo kush mund te ofendonte kedo permes nje opsioni ku parashtrohen tema e komente pasi moderohej behej publik por pa shfaqur parametra sigurie. Por ne shume citime permendeshin emra te pervecem qe ofendoheshin publikisht lidhur me ngjarje apo situata te ndryshme. Te shumta ishin reagimet ne Corovode pas ketyre komenteve me teper te insistuara ne emrin e atij/asaj qe menaxhonte kete account. Por shpesh here ne postime (citon raporti) shfaqeshin edhe kercenime per jeten per persona te ndryshem. Nuk dihet nese bllokimi aktual i faqes ne fjale lidhet me mos lejimin nga vete administruesit te vijimit te kesaj faqeje apo me disa pretendime qe hidhen ne komunitet mbi faktin se kjo faqje eshte bllokuar nga te trete. Ask.fm eshte nje platforme sociale qe ne rrjet konsiderohet jo e pershtashme per shkak te parametrave te ulet te sigurise dhe perdorimit te te dhenave personale duke cenuar privatesine e personave qe hyjne ne kete rrjet pas grumbullimit automatik te te dhenave qe cdo user, pavaresisht faktit se nuk mund te jete i rregjistruar ne kete rrjet, siti ne fjale shpesh here akuzohet pasi ka scripte qe monitorojne historikun e broswerve qe perdor cdo kush per te hyre ne faqe te ndryshme qe me pas e perdor kete informacion per te derguar si spam apo mesazhe automatike ne emailet apo llogarite ku passwordet jane ruajtur ne browserin qe perdor cdo kush.
©Corovoda On Line- Ne imazh nje fotoweb nga profili ne fjale
©Corovoda On Line- Ne imazh nje fotoweb nga profili ne fjale