Zgjedhje 2013: Corovode. KQZ miraton aktin. VNV e KZAZ 68 jo ne Kinema por ne Qendren Kulturore "Riza Cerova" ne Corovode

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Zgjedhje 2013: Corovode. KQZ miraton aktin. VNV e KZAZ 68 jo ne Kinema por ne Qendren Kulturore "Riza Cerova" ne Corovode

Fatjon Kaloci
25.5.13
Vend Numerimi i Votave thene ndryshe VNV per zgjedhjet 2013 ne Skrapar nuk do te jete Kinemaja por Qendra Kulturore "Riza Cerova". Keshtu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me vendosjen e VNV te KZAZ numer 68 qe eshte pergjegjese per Skraparin ne administrimin e Procesit. Ne qarkun Berat VNV respektive do te jene si me poshte:
  - VNV e ZAZ-së nr.64, Qarku Berat, (Salla e Kinemasë së Qytetit, Bashkia Ura Vajgurore)
  - VNV e ZAZ-së nr.65, Qarku Berat, (Salla e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Bashkia Berat)
  - VNV e ZAZ-së nr.66, Qarku Berat, (Salla e vatrës kulturore në Lapardha, Komuna Otllak)
  - VNV e ZAZ-së nr.67, Qarku Berat, (Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kristaq Prifti”, Bashkia Kuçovë)
  - VNV e ZAZ-së nr.68, Qarku Berat, (Qendra Kulturore “Riza Cerova”, Bashkia Çorovodë)

Nder vite objekti ku eshte vendosur KZAZ dhe VNV ka qene Salla e Kinemase. Nuk dihet nese do te kete perpjekje ligjore per ndryshim te ketij mjedisi per te kaluar tek salla e Kinemase shpesh here e kontestuar per shkak te shume portave komunikative qe ne Kodin Zgjedhor nuk lejohen si dhe per shkak te faktit qe prane Salles se Kinemase ndodhet nje Seli Partiake. Ky faktor i caktimit te VNV pritet me interes mbi zhvillimet e mepastajshme ne Corovode pasi cdo vendimarrje qe nuk del nga KQZ lidhur me kete fakt do te bente qe cdo pale te kontestonte procesin. VNV ne Qendren Kulturore "Riza Cerova" nga ana tjeter paraqet disa kushte te veshtira te godines ne fjale.
©Corovoda On Line