Corovode: Perlotet serisht Fidel Ylli. Per te dyten here brenda javes Ylli i entuziazmuar nga pritja: "Jam krenar sepse Mposhtet Friken". Takimi ne pasditen e vone te se merkures ne Corovode

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Perlotet serisht Fidel Ylli. Per te dyten here brenda javes Ylli i entuziazmuar nga pritja: "Jam krenar sepse Mposhtet Friken". Takimi ne pasditen e vone te se merkures ne Corovode

Fatjon Kaloci
5.6.13
Per te dyten here, ne te njejtin vend. Efekti Corovode mesa duket nuk le dot pa prekur kete fushate elektorale. Ne pasditen e vone te se merkures 5 qershor 2013 ne nje takim te mbajtur ne nje prej lagjeve me te medha te Corovodes ku perkatesisht ndodhen qendrat e Votimit 3554 dhe 3554/1 kandidati Fidel Ylli u entuziazmua pas takimit masiv organizuar nga Partia Socialiste ne Corovode ne lagjen "5 shtatori". "Jam krenar dhe i emocionuar pasi kjo prani e juaja tregon se keni mposhtur friken..." tha Fidel Ylli ne takimin e sotem. Ndersa lehtesisht u pa i perlotur ne kete takim. "Efekti Corovode" i perkrahjes qe gjen PS qe prej fillimit te ketij muaji qershor mesa duket eshte i larte, kujtojme ne 1 qershor 2013 ne prezantimin e mbajtur po ne Corovode emocionet e njejta nuk munguan. Ylli ne takimin e sotem foli per rendesine e votes ne keto zgjedhje ndaj Partise Socialiste qe synon te sjelle nje Rilindje per Corovoden, ku votat do te tregojne forcen e fitores dhe do ti bashkengjiten fitores se madhe ne nivel kombetar. Me heret Fidel Ylli ishte ne takime ne disa Komuna te Skraparit.
©Corovoda On Line