Jozyrtare: Skrapar. Demokratet udhezohen te votojne Republikanet. Sfida per mandatin e 8te ne Qark. Taktika synon grumbullimin e votave per ta nxjerre PR force te trete. E djathta shfrytezon mos kooperimin ne terren te PS dhe LSI **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Jozyrtare: Skrapar. Demokratet udhezohen te votojne Republikanet. Sfida per mandatin e 8te ne Qark. Taktika synon grumbullimin e votave per ta nxjerre PR force te trete. E djathta shfrytezon mos kooperimin ne terren te PS dhe LSI

Fatjon Kaloci
9.6.13
Jozyrtarisht besohet se anetaret e PD jane ftuar per te perkrahur me vote PR ne Skrapar por edhe ne qark. Projeksionet kryesore tregojne se PS ne Qarkun Berat eshte me e sigurt per te patur 5 deputet ndersa PD per te marre mandatin e trete ne kete qark i duhen shume vota. Dhe ne kete taktike Votat qe nuk do ti japin dot mandatin e 3te PD pritet ti kalojne PR ne kampin e djathte per ta rritur numerikisht ne kete qark. PR ne 2009 nuk siguroi vota te mjaftueshme pretenduese per mandat dhe mbase objektivi i saj eshte ekperimental per keto zgjedhje. Faktori PR ka qene surprizant 8 vite me pare kur iu afrua shume nje mandati por kjo vetem 8 vjet me pare. LSI ne 2009 ne zgjedhjet parlamentare te atij viti siguroi nje mandat dhe kjo ka gjasa te ndodh serisht por e djathta duke shfrytezuar mesa duket mos kooperimin real te PS – LSI ne Qarkun Berat qe ne keto 4 vjet kane qene forca antagoniste po synon te kerkoj mandatin e 8te ne favor te PR duke i bere ftese simpatizanteve te PD qe te mbeshtesin PR. Por te gjitha keto “deshira” mund te bien ne rastese, si PD edhe PS krahesuar me 2009 marrin me shume vota sesa kane marre ne ate vit. E thene ndryshe kjo do te thote se nese keto forca, si te parat e Qarkut marrin me shume vota se 4 vjet me pare, pragu per nje mandat per forcat sekondare te koalicioneve respektive do te rriten, pra LSI dhe PR do tu duhet me shume vota per mandatin e 8te krahesuar me 2009. Nga ana tjeter ne kampin e LSI zera flasin te sigurte per te pakten 2 mandate per kete force ndersa PS shprehet e sigurte per 5 mandate ne kete qark. E djathta ne kampet respektive thote se PD eshte e sigurte me 2 mandate ndersa PR do te jete surpriza e ketij qarku sipas kampit te djathte duke marre 1 mandat te sigurte sipas pretendimit te mbeshtetesve te tyre. Por si do te levizin keto numra. Alternativat jane:
Opsioni 1: PS 5 - LSI 1 - PD 2
Opsioni 2: PS 5 - LSI 1 - PD 1 - PR 1
Opsioni 3: PS 4 - LSI 1 - PD 2 - PR 1
Opsioni 4: PS 5 - PD 2 - PR 1
Opsioni 5: PS 4 - LSI 2 - PD 2
Ndonse vetem pak dite kane mbetur nga 23 qershori 2013 te gjitha forcat politike ndihen thuajse te sigurta ne objektivat e tyre te pritshme. Por cili do te jete fituesi? Kjo mbetet per tu pare ne pas 23 qershor 2013.
©Corovoda On Line
       
         
close